Gëzim AJGERAJ

 

Roli i misionit të OSBE-së dhe 11 marsi në Vërri

 

Misioni i OSBE – së në krye me misionarin William Woker që gjendej në atë kohë në Kosovë kishte vetëm aq fuqi sa ta vëzhgonte situatën , ndërsa për ta penguar atë nuk kishin as kompetenca dhe as mjete, pra ky mision ishte vetëm një mision vëzhgues i cili e vëzhgonte situatën   nëpër Kosovë.

Forcat ushtarako policore serbe kryenin vrasje dhe masakrime kudo në Kosovë, dhe gjatë kohës së sulmeve të këtyre forcave mbi popullatën shqiptare misioni të OSBE – së nuk lejohej të hynte në zonat e luftimeve, por atyre ju lejohej vetëm atëherë kur forcat serbe e kishin kryer punën e vetë duke vrarë e masakruar popullatën e pa fajshme civile. Pikërisht këtë ditë fshatrat e Vërrini ishte vënë për të dytën herë në rrethim të hekurt nga artileria dhe ushtria serbe, pra atë ditë u rrahën dhe u torturuan shumë banorë të fshatrave M. e Vërrinit (Lybeqevë), Kushtrim (Billushë), Hoqë e Qytetit etj, ndërsa edhe banorët e lagjes Tusuz të Prizrenit u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Gjatë gjithë ditës së 11 marsit, pas shumë luftimeve në fshatin Jeshkovë në mes të njësisë speciale të UçK-së dhe ushtrisë e policisë serbe, pra edhe në këtë datë në Jeshkovë kemi persona të zhdukur, emrat e të cilëve i dhamë në shënimin *Lufta po vazhdon, edhe këtu pra rroli i misionit të OSBE – së ishte shumë i kufizuar, sa që edhe sot e kësaj   dite nuk dihet asgjë për këta personat e zhdukur, sepse misioni i OSBE-së ju lejua   të hyjë vetëm atëherë kur ushtria dhe policia serbe u dha leje. Dhe po të njejtën ditë (11 mars 1999), në fshatin M. e Vërrinit (Lybeqevë), nga turma e bashkëfshatarëve ndahet Bali Qemajl Avdaj i cili humbë pa gjurmë, si dhe Shemsedin Tamil Shala nga Kushtendili, kurse i plagosur po atë ditë nga forcat serbe u gjend edhe Arsim A. Poniku i cili u dërgua në spitalin e qytetit, ndërsa misioni i OSBE-së selia në Prizren lejohet të hyjë rreth orëve të mbrëmjes, tani më kur ushtria dhe policia serbe ishte larguar nga këto anë, duke mos qenë në gjendje fare për të marrë veshë se çfarë kishte ndodhur nëpër këto fshatra. Me gjithë atë sa ishte misioni i OSBE-së në Kosovë, edhe pse serbët kryenin masakra mbi popullatën shqiptare, te ky mision mbështetej një farë shprese nga ana e popullatës. Ky mision e kryente rolin e vetë edhe pse në kushte të kufizuara, por pas lagimit të tij më 19 dhe 20 mars nga Prishtina dhe nga Kosova vala e dhunës mbi popullsinë shqiptare nga forcat serbe fillojë me përmasa shfarosëse deri në zhdukjen e plot të shqiptarëve dhe pastrimin etnik të Kosovës.