Gëzim AJGERAJ

 

KRONOLOGJI E PERIODIKUT TË KOHËS DHE MEDIAVE ELEKTRONIKE PËR NGJARJET E VËRRINIT 1998-1999.

 

Për Vërrinin, në të kaluarën është shkruajtur fare pakë, bile në periudha të caktuara edhe fare, prandaj ky regjion njihet pakë për lexuesin e periodikut, si dhe në opinionin e gjerë.

Me fillimin e luftës në drenicë, edhe në këto anë filluan organizimet të cilat e quan deri te fomimi i UçK-së edhe në këto anë, pikërishtë nga këto zhvillime, zënë fillë edhe shkrimet e shumta nëpër gazeta dhe informacionet e ndryshme në mediumet informative, e në veqanti pas intensifikimit të sulmeve nga forcat serbe kundër UçK-së dhe fshatrave të Vërrinit.

Tani më kur në teritore të shumta anë e këndë Kosovës, lufta kishte marrë përmasa të gjëra, edhe në Vërri ishin formuar njësitet e rregullta të UçK-së, me qëllimin e vetëm mbrojtjen e popullatës, trojeve tona dhe qlirimin përfundimtarë nga zgjedha serbe, këtë organizim serbia mundohej ta pengojë në shumë mënyra, duke krijuar frikë në popullatë, duke propaganduar me format dhe mjetet e veta dhe duke provokuar , apo edhe duke i eleminuar krerët e organizimit me qëllim që ta shkatrrojë UçK-në,(siq propagandonte para botës) qëllim të cilin e përdori gjatë gjithë luftës në Kosovë, por që nuk ja arriti kurrë, pikërishtë përkonë edhe shkrimi në gazetën „Koha Ditore“të datës 9 korrikë 1998, me titullin: Të shtëna me mitralozë në drejtim të Billushës, të autorit A.Sh, ku sjellë njoftime për sulmin e forcave policore serbe të mbështetura nga forcat ushtarake, nga vendi i quajtur „Te blinat“, gjuan në drejtim të fshatit Billushë me mitraloz të kalibrit 12.7, rreth 70 sosh, një autoblindë dhe gjashtë pinzgauer të blinduar. Pra është fjala për një sulmë kundër komandantit të bataljonit të dytë të shtabit të Vërrinit-Prizrenit, Zafir Berisha.Edhe pse këto shkrime datojnë në fillim të korrikit, UçK- ja në këto anë datonë shumë më herët.

Ndërsa gazeta „Bota sot“ e datës 11 korrikë, sjellë artikullin me titull : U konfirmua vrasja e Albërim (Zaim) Fanaj, të autorit Q.Th, ku sipas kësaj gazete konfirmohet vrasja e A.Fanaj rreth 20 vjeqar, nga Vërmica, i vrarë në kufirin Kosovë-Shqipëri, ndërsa artikulli fletë edhe për bastisjen e shtëpisë së Dr. Naim Fanaj, mjekë , si dhe ato të Zaim, Ymer, Beqir, Milaim dhe Përparim Fanaj, nën pretekstin e kërkimit të armëve, meqërastë u arrestua Naimi, Bekimi vëllai i Albërimit dhe Beqiri 60 vjeqarë-xhaxhai , ndërsa gjatë rrugës policia serbe kishte arrestuar edhe qytetarë të tjerë, po sipas këtijë shenimi edhe mediat serbe e kishin konfirmuar vrasjen e dy të rinjëve në kufirin e Vërmicës.Gjatë rrugës i kishin arrestuar edhe Haxhi Kurtaj dhe Azem Memaj nga Zhuri, të cilët i keqtrajtojnë në organet policore në Prizren.

Ndërsa gazeta „Koha ditore“ e datës 12 korrikë, sjellë artikullin me titull: U varrosën Albërim Fanaj (19) dhe Ylber Fanaj (18) të vrarë në brezin kufitar, të autorit A.Sh, ku sipas artikullit më datën 10 korrik rreth orës 01.45 pas mesnate u vranë këta dy të rinjë, ndërsa artikulli fletë edhe për keqtrajtimet që ja bëri policia serbe Bekimit (17)-vëllau i Albërimit të ndjerë, si dhe pyetje të tjera se ku gjendet UçK-ja, etj,ndërsa varrimi i Ylberit ishte bërë në ora 17:00, kurse i Albërimit në ora 20:00 të natës së kaluar, gjithmonë sipas artikullit, ndërsa në rrugë „tek ura e Hoçës“ ishin arrestuar edhe Gëzim Krasniqi dhe Hidajet Vilaj nga Vlashnja të cilët pas një natë keqtrajtimesh, lirohen.

Ndërsa gazeta K.Ditore e datës 16.07.1998, sjellë artikullin me titull:Lëvizje forcash ushtarake në drejtim të Dragashit, të autorit A.Sh. i cili fletë për lëvizjen e një konvoji të ushtrisë dhe të policisë serbe me pesë autoblinda, tre tanke me topa të kalibrit të madhë, tre pinzgauer, një takë me top kundërajrorë, dy eskavatorë, tre kamionë me ushtarë prapa secilit nda një topë të madhë, një kamionë me matrialë ushqimorë dhe një i ndihmës së parë, kështu ky konvoj ka vazhduar rrugën në drejtim të opojës, ku deri më tani nuk ka pasur kurrfar ekcesesh.

Po e njejta gazetë në ballinën e sajë shkruanë:Luftë në Prizren, kuvendë në Prishtinë, është fjala për kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 22 marsit 1998, ndërsa gazeta mbanë datën 17 korrikë 1998 (e premte),e cila sjellë artikullin me titull;Artileria serbe godet pjesët e Prizrenit, me mbititullin:Flaka e luftës edhe në Prizren, artikulli sjellë lajmin për sulmin e forcave serbe kundër fshatrave të Vërrinit, si: Poslisht, Billushë, Leskovec dhe në drejtim të H. së Qytetit si dhe kundër pozicioneve të (UçK-së), afër lagjes Tusus të Prizrenit,

(më saktë në rrugën Prizren-Lybeqevë,Leskovec, sh. i aut.). Korrespondenti shkruanë se forca të shumta serbe po granatojnë me artileri në drejtim të këtyre fshatrave, me ç`rastë nga „Vreshtat e kahmotshme të Prizrenit“ shihet tymë e flakë, (artikulli nukë mbanë autorë, ndërsa fjala është për sulmin e forcave serbe në drejtim të fshatrave të Vërrinit më 16 korrikë 1998 shënimi i autorëve).

Më datën 17 korrikë 1998, komandant Remzi Ademaj-Petriti, në ditarin e tijë i konfirmon vizitat e gazetarëve të ndryshëm, që ishin të interesuar të dinin për betejën që u zhvillua një ditë më parë, citojmë: „ Kishim gazetetarë të ndryshëm, që ishin të interesuar të dinë për luftën që u zhvillua një ditë përpara, unë bisedova me gazetarët e Rojtersit dhe me gazetarin e Bota Sot, që del në perendim“.

Gazeta Bota Sot e datës 1 gushtë 1998 që për autorë mbanë Q.Th.sjellë artikullin me titull:Vazhdonë vala e të arrestuarëve dhe të evakuuarëve, autori shkruanë për dënimin e 17 shqiptarëve me nga 30 ditë burgë nga gjykata e instaluar serbe në Prizren, ku shumica e të burgosurëve janë nga komuna e Suha Rekës, ndërsa nga komuna e Prizrenit janë:Sherif Berisha, Nehat Shishko, Reshat Shishko, Afrim Avdaj dhe Hysni Krasniqi, si dhe dënimin e Skënder Gashit nga Moralia e Rahovecit me 5 vjetë burgë, po ashtu autori sjellë shqetsimet edhe për fatin e shumë banorëve nga Rahoveci, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë , që nga sulmi i forcave serbe mbi këtë qytetë.E njejta gazetë e datës 8 gushtë 1998, të autorit H.H.shkruanë për gjendjen e tensionuar në Prizen, në artikullin me titull:Snajperistët serbë vranë një fëmijë në fshatin Billushë, sipas gazetës i mituri Idriz Ramadan Krasniqi (12v), është vrarë nga snajperistët serbë, ndërsa është plagosur edhe Veli Latif Gashi (55v), pra sipas këtijë shënimi, mbrëmë rreth orës 19.00, policia serbe nga vendi i quajtur „Laku i keqë“në magjistralen Prizren-Dragashë, me pushkë snajperike vrau një fëmijë, varrimi i të cilit u bë sotë rreth orës 12.00, në praninë e shumë qytetarëve nga Billusha dhe fshatrat e Vërrinit, po i njëjti shkrimë njoftonë se Islam Berisha (71v.), nga fshati Buqe i Opojës, është në gjendje të rëndë shëndetsore në spitalin e Prizrenit, si pasojë e rrahjes nga policia serbe, me preteks se i sipërpërmenduri më 28 korrikë 1998, kishte strehuar në shtëpinë e tijë ushtarë të UçK-së nga zona e Vërrinit, sh. i aut.), i njejti shënim njoftonë se Tahir Thaqi nga Llapqeva gjendet në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëntetsore por jashtë rrezikut, ai është marrë nga brezi kufitar Kosovë-Shqipëri, nga pika kufitare e Gjeravicës.

Gjithmonë sipas të njejtës gazetë vjenë artikulli me titul:U nxorë kufoma e veshur me uniformë të UçK-së, me nëntitullin gjatë natës dikush e kishte nxjerrë një kufomë të paidentifikuar dhe se e vetmja gjë që dihet se kufoma ishte e veshur me uniformë të UçK-së, sipas një zyrtari i cili kishte kërkuar të mbetej anonim, (për shkaqe sigurie), kjo varrezë ishte vizituar edhe nga gazetarë të Rojtersit, sepse autoritetet serbe ishin përgjegjur kundër varrezave masive në Kosovë, ndërsa sipas të njejtit shënim i cili nuk mbanë autorë, në Prizren ka edhe 11 varre të tjera.

Këtë ngjarje e konfirmonë edhe komandant Remzi Ademaj-Petriti, në ditarin e tijë të datës 27 korrik 1998, ku shkruanë: „Mbrëmë ka patur aksion në Prizren, në varreza është ç`varrosur një luftëtarë me emrin :Isuf Shala, aksioni u krye me suksesë“, përfundon shënimi.

Pa ndonjë pretekst të caktuar-policia serbe bastisi lokalin „ABBA“ dhe arrestoi gjasht të rinjë, është titulli i shënimit të gazetës Koha Ditore të autorit H.H. e datës 18 gushtë 1998.Të arrestuarit janë veprimtarë të KMDLNJ-s: Naser Sezallari (39) dhe Ferid Tafallari (34), si dhe katër të rinjë të tjerë identiteti i të cilëve nuk jepet, pra sipas shënimit mbrëmë reth orës 22.00, pesë - gjashtë policë serbë dhe me dy automjete arrestuan gjashtë të rinjë shqiptarë, dhe pas 40 minutash e lirojnë Naser Sezallarin, ndërsa për fatin e pesë të tjerëve nuk , dyshohet se preteksi i bastisjes së këtijë lokali është identifikimi nga ana e kësaj policie, të qytetarëve të cilët janë me prejardhje nga fshatrat e Vërrinit ose të atyre që banojnë në lagjen Tusus të Prizrenit, e që kjo polici i ndërlidhë me ngjarjet që u zhvilluan në periferi të kësaj lagje dhe në fshatrat e Vërrinit.

Sipas kumtesës së shtabit lokal të UçK-së: U vra oficeri i lartë i UçK-së, Remzi Ademaj, pra Remzi Ademaj nga Zhuri, me emrin luftarak Petriti, u vra më 15 gushtë të këtijë viti (1998) në Grazhdanik të Prizrenit, i ndjeri ishte i përndjekur politik dhe veprimtar i dalluar humanitar, është ky shënim i Kohës Ditore të datës 20 gushtë 1998 me autorë H.H.autori mbështetet në kumtesën e shtabit lokal të UçK-së në Prizren (më saktë në Vërri,sh. i aut.).

Po e njejta gazetë e datës 20 gushtë 1998 të autorit B.S. sjellë shënimin:nga torturat e rënda në organet e sigurimit në Prizren-Vdiq i arrestuari Adem Berisha (37), nga fshati Buqe i Opojës, i arrestuarë më 16 gushtë 1998 në rrugën Dragash – Prizren , kundër të ndjerit policia serbe e kishte përdorur edhe elektroshokun, ndërsa varrimi u bë në varrezat e fshatit Buqe, shkrua autori.

Fillimi i ofenzivës serbe kundër fshatrave të Vërrinit, në veqanti ai i 1 shtatorit 1998, shënonë edhe një bum nëpër mediat elektronike dhe ato të shkruara.Në këtë kontekst do ta veqojmë televizionin shqiptarë me seli në Tiranë, i cili gjatë gjithë ofenzivës serbe mbi fshatrat e Vërrinit,pra që nga 1 e deri më 7 shtatorë 1998 (pra deri në përfundimin e ofenzivës), rregullishtë ka njoftuar për ngjarjet në terenë, nëpërmjetë të korrespondentit nga Prizreni, B.S.

Ndërsa gazeta Bota Sot e datës 2 shtatorë 1998 sjellë artikullin me titull:Policia serbe u ka dhënë ultimatum banorëve që ti dorzojnë armët deri në ora 12 dhe është kërcnuar se pas kësaj kohe do të sulmojë,shënimi mbanë datën e 1 shtatorit me autorë Q.Th. i cili më tejë njoftonë për shpërthime të fuqishme në skaj të lagjes Tusus të Prizrenit dhe lëvizjen e forcave serbe në drejtime të ndryshme si dhe për lëvizjen e popullatës civile të kësaj lagje, e cila po evakuohet në pjesët tjera të qytetit.Nga i njejti autorë kemi edhe shënimin tjetër me titull:Fluksi i të çvendosurve është tepër i madhë, dhe njoftime për granatime të forcave serbe në drejtim të fshatrave të Vërrinit.

Po këto njoftime i sjellë edhe Koha Ditore e datës 3 shtatorë 1998;Lufta në Kosovë – ofenziva serbe vazhdonë përgjatë fshatrave të Prizrenit, duke e rritur numrin e viktimave shqiptare, është ky parashënimi i artikullit me titull: Dhjetra të vrarë në „Tusus“ dhe rrethinë të Prizrenit, duke u bazuar në burimet shqiptarë raportonë për shtatë të vrarë, ndërsa nga ato serbe për 15, po ashtu dyshohet se u vranë edhe disa policë serbë.

Gazeta Bota Sot e datës 3 shtatorë 1998, sjellë edhe lajmin e fundit nga Prizreni, me titull:Fshati Lezë është zhdukur nga faqja e dheut,me autorë Q.Th.artikullishkruesi në faktë sjellë dëshmitë e e dëshmitarit Muhamed Berisha, ku tregonë se policia serbe ka arrestuar një numër të madhë shqiptarësh, ndërsa një pjesë është strehuar maleve dhe për qdo qastë kërcënohet nga ndonjë sulmë i forcave serbe, të njejtin fatë mundë ta psojë edhe popullata civile e cila gjendet në fshatin Leskovec..

E njejta gazetë sjellë artikullin me titull: 7 të vrarë, shumë të plagosur, rreth 20 mijë të dëbuar dhe larguar nga shtëpit e veta, po sipas artikullit gjatë gjith natës ka pasur granatime mbi fshatrat: Lybeqevë,Leskovec, Lezë, Kushnin,Jeshkovë, Hoqë e Qytetit, Billushë e Poslishtë, ndërsa mbrëmë në spitalin e Prizrenit jan sjellë edhe 7 të vrarë, ndërsa popullata e kësaj ane është strehuar nëpër male dhe mbahet e rrethuar nga forcat serbe të përqëndruara në Opojë, në anën e Cvilenit dhe përgjatë rrugës Prizren – Zhur – Dragash, ndërsa në këto zona edhe vëzhguesve ndërkombëtarë nuk u është lejuar të depërtojnë.

Gazeta Bota Sotë e datës 4 shtatorë 1998, ku i referohet QIK-ut, sjellë artikullin me titull:Dy të vrarë në Lybeqevë-vazhdon sulmi mbi fshatrat e Vërrinit, si pasojë e granatimeve në Lybeqevë është vrarë një fëmijë dhe një grua e plagosur, po ashtu artikulli njofton edhe për lëvizjen e vazhdueshme të forcave serbe dhe sulmeve artilerike, njëherit edhe për lëvizjen e mëse 40 automjeteve të markës mitsubishi, që supozohet se ishin forca paramilitare të kriminelit Arkan.Njoftohet edhe për djegie të vazhdueshme të fshatrave dhe lëvizjen e popullatës në drejtim të Prizrenit.E njejta gazetë, sjellë shënimin me titull: Është evakuuar pothuaj tërsishtë popullata e kësaj ane, me autorë Q.Th.i cili sipas dëshmitarëve njoftonë se fshatrat Lezë dhe Lybeqevë jan bërë rrafsh me tokë, ndërsa granatimet ende vazhdojnë edhe në fshatrat H.e Qytetit, Billushë, Jeshkovë, Poslishtë e Kushnin.

Edhe gazeta Koha Ditore e datës 4 shtatorë 1998 sjellë artikullin me titull: Bombardimet në rajonin e Vërrinit, e cila njoftonë për djegie e fshatit Lezë, Lybeqevë,Jeshkovë, Leskovec dhe pjesërishtë në H. të Qytetit, një herit në artikull shkruhet edhe për vrasjen e fëmijës 5 vjeqarë, Arlind Avdi Kryeziu në Lybeqevë, i njejti shënim njoftonë se njësitet e UçK-së, kanë likuiduar pjestarë të forcave serbe të maskuara me uniforma të UçK-së, ndërsa në mbrojtje të atdheut ka rënë dëshmori Shehadin Berisha, kuse në morgun e spitalit të Prizrenit janë sjellur edhe dy kufoma të pa identifikuara nga rajoni i Vërrinit, kurse këto burime mbështeten nga korrespondentët nga tereni dhe nga QIK-u, i njejti burim sjellë lajmin edhe për 4 të vrarë në fshatin Lezë: Salajdin Halil Berisha ( 45), Hasim Berisha (41),Asllan Emërlla Berisha (66) dhe Idriz Mustaf Berisha (66).

Gazeta Bota Sotë e datë 5 shtatorë 1998 me autorë Q.Th, sjellë shënimin me titull: U konfirmua vrasja e tre ushtarëve të UçK-së, artikulli njoftonë për vrasjen e Xhevat Berishës-eprorë, Alajdin Bersha- eprorë, Salajdin Berisha (komandant i policisë ushtarake në Vërri, sh. i aut.), , po ashtu njoftohet edhe për shumë të zhdukur, për fatin e të cilëve nuk dihet fare, ndërsa familja Shemsedini nga Zaplluzha, nuk di për fatin e të bijëve: Muhametit (23), Xhymretit (21) dhe mikut të kësaj familje Sabri Maliqi (18), nga Kuklibegu, ndërsa edhe sotë janë dëgjuar detonime të fuqishme mbi fshatrat e Vërrinit.

Një shënim tjetër i po kësaj gazete, që i referohet datës 5 shtatorë 1998, sjellë artikullin me titull: Luftimet vazhdojnë-shtëpi të djegura në Tusus, ndërsa tymi e flaka edhe më tejë duket mbi fshatrat: Leskovec, Lybeqevë e Jeshkovë, kuse po i njejti burim, njoftonë se mbrëmë rreth orës 18, një konvoj i policisë serbe në afërsi të stacionit në Zhur, përmes megafonit, u ka bërë ultimatum banorëve të këtushëm, për dorzimin e armëve, gjatë kësaj kohe policët serbë, për rreth dhjetë minuta kann shtënë me armë zjarri në ajrë, ndërsa ultimatumi vlenë deri më sotë në orën 15, po ashtu ky ultimatum vlenë edhe për fshatrat: Dobrushtë, Shkozë dhe Vërmicë, ndërsa popullata e këtushme po e ndjekë me shqetsim situatën dhe po qvendoset në drejtim të Prizrenit.Ultimatum po ashtu policia serbe i ka dhënë edhe fshatit Hatmaxhë.

Një shënim tjetër njoftonë se policia serbe plagosi tri vajza nga Lybeqeva, deri sa po tentonin të hynin në qytetë, plagë kanë marrë: Merita Sadri Kryeziu (10), Lendita Sadri Kryeziu (9), dhe Hanife Sulltan Kryeziu (17), policia serbë ka sulmuar me armë zjarri pa kurrfar lajmërimi, ndërsa në gjendje shumë të rëndë është edhe Sadri Shefki Kryeziu (39), njoftohet se që të gjithë këta të flagosur janë sjellë në spitalin e Prizrenit.

Një tjetër shënim i botuar në gazetën Rilindja i botuar në perendim, e që daton i po këtyre ditëve, duke u referuar burimeve të QIK-ut, se në Lybeqevë të Prizrenit, më 6 shtatorë 1998, u varrosën 5 viktimat e terrorit Serbë: Qazim Poniku(86), Agush Kryeziu (70), Nesim Krasniqi (68), Mursel Halilaj (76) dhe Skënder Mehmedaj (86).

Po të njejtin njoftim e sjellë edhe gazeta Bota Sotë e datës 7 shtatorë 1998 të autorit Q.Th, në shënimin me titull : Vazhdonë drama e të qvendosurve, i cili njoftonë edhe për varrosjen e pesë viktimave të terrorit serbë në Lybeqevë, të cilat u varrosën me ndihmën e banorëve të fshatrave përrrethë.

Po kjo gazetë e cila u referohet burimeve të datës së 7 shtatorit 1998, të autorit Rr.P. njoftonë për: 26 shqiptarë të vrarë, të masakruar e të shkelur me tankë..., autori sjellë edhe emrat e të vrarëve gjatë kësaj ofenzive, si dhe për djegien e tërsishme të fshatrave : Lezë, Jeshkovë,

Lybeqevë dhe Leskovec.

Jemi shumë fatlum që kemi shpëtuar, është shënimi i Kohës Ditore, të datës 7 shtatorë 1998 të autorit B.S, i cili paraqetë peripetitë e disa banorëve Vërrinas, të cilët kishin arritur në qytetin e Prizrenit.

Një tjetër shënim i të njejtës gazetë, u referohet informatave të datës 8 shtatorë 1998, ku njoftonë se në mes të fshatit Lezë e Zaplluzhë, u gjetën trupat e pa jetë dhe të masakruar që nga 1 shtatori, të të rinjëve: Muhamet Xhymret Shemsedini nga Zaplluzha dhe Sabri Maliqi nga fshati Kuklibeg i Opojës, varrimi u bë nëpër fshatrat e tyre.Ndërsa në shtëpinë e vetë është vrarë nga policia serbe: Arsim Ramadan Poniku (18) dhe xhaxhai i tijë Astret S. Poniku(36), ky i dyti është marrë nga policia dhe është dërguar afër varrezave të qytetit ku edhe u masakrua, varrimi u bë në varrezat e qytetit të Prizrenit.Po mbrëmë policia serbe rreth orës 18 ka defiluar rrugëve të fshatit Dushanovë dhe me megafon ka kumtuar se afati për dorzimin e armëve ka kaluar.

Një shkrim tjatër e sjellë gazeta Rilindja e po këtyre ditëve me titull: U varrosën katër kufomat e fshatit Lezë, ku sipas shënimit, banorët e fshatit pasi e kishin kontrolluar terenin, i kishin gjetur trupat e pa jetë të Asllan Berishës (66),Izair Berishës (66), Salajdin Berishës (45) dhe Asim Berishës (41), këta dy të fundit ishin edhe pjestarë të UçK-së, të cilët u varrosën me nderime.Ndërsa plaku Medë Berisha, babai i dëshmorit Alajdin Bersha, dëshmon se përveq objektit të xhamisë dhe tyrbes, në Lezë nuk ka mbetur asgjë tjetër, ndërsa nuk dihet edhe për fatin e banorëve të fshatrave Lybeqevë, Leskovec, Kushtendil dhe Jeshkovë.

Gazeta Rilindja e datës 9 shtatorë 1998, sjellë artikullin me titull: Fshatrat e Vërrinit i ngjajnë vukovarit, me autorë Q.Th.artikullshkruesi sjellë dëshmitë e të mbijetuarëve nga Lybeqeva, njoftonë për viktima të shumta dhe dëme matrijale, po ky shënim mbanë nëntitullin: Në Lybeqevë nuk mundë të jetohet më, si dhe sjellë njoftime për dëme në ekonomi, blektori, paisje bujqësore, disa nga të cilat janë plaqkitur, e shumica edhe janë djegur nga ushtria dhe policia serbe.

Po e njejta gazetë e datës 12 shtatorë 1998 (botimi në perendim), sjellë artikullin e huazuar nga ASSOCIATED PRES, të autorit ADAM BRAUN, të realizuar në Zhur, me titull : Nuk dua të luftoj, por si të duroj duke e parë popullin tim që vritet, - Me „ ju lutem“ dhe „ju falemënderit“ policia serbe mblodhi dhjetra pushkë, mitralozë dhe bomba dore nga banorët e këtijë fshati të madhë në Kosovë, kështu e fillonë shënimin artikullshkruesi. „Policia e dinë se nuk kemi armë „ thotë Reshat Gavazaj, një shqiptarë 53 vjeqarë i cili ndihmoi organizimin e grumbullimit të armëve gjatë fundëjavës që shkoi.“Këtu nuk do të kemi kurrë më luftë, ne u jemi atyre shumë, shumë mirnjohës“.

Banorët e tjerë të këtijë fshati na thanë se kërkesa e policisë serbe „me mirësjellje“ ( në thojza), për ti dorzuar armët ka qenë e shoqruar me kërcënime serioze, me bombardime dhe djegie të fshatrave në të cilët banorët e përkrahin rezistencën e armatosur.Gjatë fundëjavës që shkoi, qindra trupa serbe po i rrafshonin për tokë katër fshatra të afërta, duke i akuzuar banorët e tyre se po i strehonin kryengritësit dhe nuk i kishin dorzuar armët.Burimet shqiptare thonë se janë vrarë së paku 17 shqiptarë në këto sulme.Autoritetet serbe thonë se gjatë javëve të fundit kanë grumbulluar mijëra armë, nga shqiptarët në fshatrat anë e këndë Kosovës.Mirë po shqiptarët me të cilët biseduam në Zhurë, na thanë se këto veprime të policisë serbe, vetëm se do ta shtojnë numrin e kryengritësve, „ në qoftë se do të vdesë me pushkë në dorë, do të vdesë duke kënduar“ tha një burrë i cili tregoi se ishte djegur fshati i motrës së tijë afër kufirit me Shqipërinë.

„ Unë nuk dua të luftoj, por si mundë të qëndrojë duke e parë popullin tim që vritet“, e njejta frymë përshkoi edhe fshatin Jeshkovë, disa kilometra nga këtu, fshatë në të cilin kishin plaqkitur dhe djegur qdo gjë.Ndoshta duhet të rezistojë, çka mundë të bëjë tjetër ? na tha një fshatarë.

Gazeta Bota Sot, e datës 27 shtatorë 1998, sjellë shënimin e autorit Q.Th, i cili njoftonë se që nga data 1 shtatorë në komunën e Prizrenit, nga ofenziva serbe gjetën vdekjen: 48 veta, prej tyre edhe 4 fëmijë, u doxhën 385 shtëpi, ndërsa më së shumti pësuan fshatrat:Lybeqevë, Lezë dhe Jeshkovë , të cilat janë bërë rrafshë me tokë.Janë vrarë: Arlind Kryeziu (5), Xhevat Berisha (37),Ibrahim Osmani(21),Bekim Berisha (27), Alajdin Berisha(34),Binak Daqaj (29), Reshat Daqaj(29), Fatmir Bojaxhiu (36), Naip Berisha (22),Hasret Poniku (36),Arsim Poniku (19), Asllan Berisha (66), Izair Berisha (66), Salajdin Berisha (45), Asim Berisha (41), Kadishe Berisha (70), Besim Shala (34), Agim Shala (23), Mergjan Shala (70),Fatime Shala (60),Mirvete Shala (30), Fate Shala (70), Refki Shala (28), Milaim Thaqi (28), Tamil Shala (43) Qazim Poniku (86), Agush Kryeziu (70), Nesim Krasniqi (68), Mursel Halilaj (76), Skënder Memedaj (86), Bajram Thaqi (65), Xhemil Krasniqi (47), Fatmir Berisha (29), Muhamet Shemsedini (23 ),Xhymret Shemsedini (21), Sabri Maliqi (19), katër të tjerë janë të pa identifikuar, ndërsa nga një bombë në vendin e quajtur „kodra e levunit“, gjetën vdekjen fëmijët: Betim Xheladin Xhema (14), Behar Mejdi Xhema (12), Hashim Enver Kryeziu (9), të plagosur janë edhe dy të tjerë: Xheladin Xhema (12), dhe Milaim Kryeziu (14).Në brezin kufitar, nga fshati Grejkoc, u vra edhe Naser Tafaj (23), Marjan Domgjoni (54), si dhe dy të tjerë të pa identifikuar.Përveqë vrasjeve , policia serbe ka djegur edhe fshatrat Lybeqevë, Lezë, Leskovec dhe Jeshkovë.Në Leskovec janë djegur 50 shtëpi, në Lybeqevë 241 shtëpi, në Lezë 29 shtëpi, në Jeshkovë 40 shtëpi, 9 shtëpi në Prizren dhe 14 shtëpi në fshatrat e Hasit, po astu në këto fshatra të Vërrinit janë të degura plotsishtë edhe objektet e shkollave fillore.

   *                *                     *                       *                       *                   *                         *

Koha Ditore e datës 21 dhjetorë 1998, sjellë artikullin e huazuar nga gazeta „Frankfurter Rundshau“ me autorë Stephan Israel, në Prizren, me titullin: Mjeku i ri akuzohet se kishte sulmuar policinë – në kohën kur ai ishte në arrest, Beogradi po zhvillon procese politike kundër 2 mijë shqiptarëve në Kosovë.Njerzit mblidhen me racione policore si gjoja anëtarë të UçK-së dhe paditen për „terorizëm“. Afrim Avdaj, bashkë me katër shqiptarë të tjerë këtë javë doli para gjygjit në Prizren, aktakuza e rëndë i referohet „terorizmit“ dhe „aktiviteteve kundër integritetit të shtetit“, pika paditëse të cilat jurisprudenca serbe i përdorë kundër antarëve të UçK-së. Mjeku i ri 32 , bashku me katër të tjerë akuzohet se ka sulmuar patrullën e policisë serbe më datën 16 korrikë, ndërsa avokati Bashkim Nevzati thotë se kjo është apsurditet, sepse në kohën e sulmit i akuzuari kishte qenë në stacinin policorë.Këtu në stacionin policorë në Prizren policia serbe sjellë edhe nga njëqindë a më shumë në ditë, kështu shumica keqtrajtohen, rrahen një pjesë lirohen, ndërsa një pjesë mbahen në arrest, siq është edhe fati i mjekut Afrim Avdaj.Pasi fletë për rrjedhën e procedurës gjyqsore, dhe shumë dëshmi të avokatit, autori shtonë se toni këtu në gjykatë ndoshta është pakë më i përzemërt, sepse fundja, si vëzhgues janë përfaqësuesit e organizatës „Mjekët pa Kufij“ dhe gazetarë të huaj.Ndërsa ekipi i gjyqtarëve dhe sekretarja e gjygjit janë sjellur nga Beogradi.Autori po ashtu shkruanë se këtu në Prizren qdo ditë dalin para gjygjit 5-6 shqiptarë, nga një herë edhe pleq mbi 70 vjeqarë, studentë e të rinjë, me akuza tash më të njohura, ndërsa sipas shënimeve të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në zhvillim e sipër janë procedurat kundër 2 mijë shqiptarëve të Kosovës, procedura këto me karakter të qartë politik.Afrim Avdaj nuk kishte fat në terminin e tijë gjyqsorë, kërkesa për ndërprerjen e arrestit për shkak të vdekjes së babait, nuk ka gjasë, edhe avokati me kërkesën e tijë për dëshmitar të tjerë dështon, por ai s`ka pritur diq tjetër. Rolet në këtë pjesë të keqe teatrore janë të ndara qartë.

                                                                    *

Po e njejta gazetë e datës 24 dhjetorë 1998, të autorit B.C, sjellë shënimin nga konferenca për shtyp e përfaqsuesit të organizatës humanitare Cap Anamur, Dr. Rupert Neudek nga gjermania, me titullin: Cap Anamur vazhdon me aksionin e ndërtimit të kulmeve të shtëpive në Kosovë, autori pasi që fletë për situatën në Kosovë, për aksionet dhe planet e kësaj organizate, ai shtonë se: programi „një kulm mbi kokë“. Është duke u zhvilluar në Lybeqevë dhe në Jeshkovë të Prizrenit, në Llapqevë, Rigjevë dhe në Bubavec të Malishevës, në Sedllar, Bainc,Karaqic, Nekovc,Pjetërshtic,Kishnarek, Fushtic dhe Rusinoc të Drenicës dhe në Vuqak, Negroc e në Tërdec të Gllogocit.Ai deklaroi se deri më tash kjo organizatë ka dhënë rreth 2 milion DEM, për Kosovën dhe së shpejti planifikon të startojë edhe me plane mjeksore, sepse njerzit atje kanë nevojë të domosdoshme për medikamente, sidomos në këtë kohë dimri.Duke i bërë një vështrim të shkurtër situatës politike në Kosovë, kundruall angazhimit të bashkësisë ndërkombëtare dhe në këtë mes sidomos dërgimit të verifikuesve të OSBE-së, Neudek theksoi se qdo gjë është duke shkuar kah rifillimi i një lufte të sërishme në Kosovë dhe ajo që më së shumti habitë, bashkësia ndërkombëtare është duke e ndier një gjë të tillë por nuk ndërmerr asgjë.

 

   *                 *                     *                       *                     *                     *                     *

 

Fshatrat e Vërrinit në rrethim të plotë, është titulli i gazëtës Kosova Sot, e datës 12 marsë 1999, e cila u referohet burimeve të Kosova press-it, dhe njoftonë se që nga orët e mëngjesit të 11 marsit, forca të mëdha serbe i kanë vënë në rrethim fshatrat e Vërrinit,po ashtu edhe për lëvizjen e shumë forcave serbe dhe njësive të blinduara në drejtim të këtyre fshatrave, ni ashtu njoftohet se popullata civile e fshatit Billushë është tubuar te shkolla e fshatit dhe po mbahet e rrethuar, po ashtu njoftohet edhe për fshatin Hoqë e Qytetit, popullata e të cilit është grumbulluar në një livadh afër fshatit dhe mbahet e rrethuar, ndërsa afër këtijë fshati është gjetur kufoma e Asllan Gani Krasniqit (62), po nga ky fshatë.

Ndërsa në fshatin Leskovec, kanë hyrë mbi 300 policë, deri sa banorët e këtijë fshati, kanë ikur nga shtëpit e tyre, kurse në drejtim të Opojës kanë lëvizur shumë tanke serbe.

Nuk dihet saktë numri i të vrarëve,është shënimi i Bota Sot, të autorit Q.Th, të datës 13 marsë 1999, i cili njoftonë se gjendja në komunën e Prizrenit është shumë e tensionuar, ndërsa sipas züëdhënësit të zëvendësit, Wulf Dieter, në fshatin Jeshkovë janë gjetur trupa të pajetë, të cilët mundë të jenë ushtarë të UçK-së, po ky zëdhënës njoftonë se në rrugën e fshatit Lybeqevë është gjetur edhe një kufomë, ndërsa burimet tona njoftojnë se nga ky fshatë mungojnë edhe burra tjerë.

Nga luftimet në rajonin e Prizrenit – 7 shqiptarë të vrarë dhe 4 të shdukur, është shënimi i gazetës Koha Ditore e datës 13 marsë 1999 me autorë B.S, gjatë luftimeve të së enjëtes mes forcave të UçK-së të vëna në mbrojtje të fshatrave shqiptare dhe forcave policore, ushtarake e paramilitare serbe, të paktën janë vrarë: 7 shqiptarë kufomat e të cilëve janë sjellur të premten në ora 14.30 minuta në morgun e spitalit të Prizrenit, nën përcjelljen e verifikuesëve të OSBE-së.Ndërsa NKMDLNJ-jan Prizren njoftohet edhe për një viktimë civile, i cili është vrarë deri sa po e evakuonte familjen e vëtë ( Sh. T. Sh.), ndërsa është plagosur edhe Arsim Aqif Poniku (19) nga Lybeqeva, i cili është sjellur për shërim në spitalin e Prizrenit, ni ashtu njoftohet se është zhdukur pa gjurmë i riu Bali Qemajl Avdaj (1973), nga i njejti fshatë.Konfirmohet emri i një viktime të vrasjes misterioze në magjistralen Pruzren-Brezovicë, në kilometrin e shtatë, është ky i ndjeri Muharrem Ahmet Yseni (39. V.), nga fshati Reqan i Suharekës, i zhdukur që nga 16 shkurti i këtijë viti.

E njejta gazetë e datës 16 marsë 1999, me të njejtin autorë, sjellë shënimin me titull: U gjetën edhe dy të vrarë, dyshohet edhe për katër të tjerë, afër fshatit Jeshkovë u gjetën edhe dy trupa të pa jetë të të rinjëve të moshës rreth 30 vjeqare, të veshura me uniforma të zeza me emblemën e UçK-së në krahë, të gjitha kufomat , tani janë në morgun e spitalit të Prizrenit.

Ndërsa lëvizjet e forcave speciale serbe me mjete të blinduara dhe të maskuara si dhe të armatosur rëndë po vazhdojnë lëvizjet e tyre nëpër qytetë dhe rrethinë.

Lufta po vazhdon... tha thjeshtë komandanti i UçK-së në Pagarushë, duke shtuar se ajo që po ndodhë në Kosovë, nuk ka lidhje me atë që po ndodhë në Parisë.Njoftohet se pas sulmit që është bërë në Jeshkovë dhe në Hoqë të Madhe, tani po vazhdonë në Korishë dhe duket se është spastrim sistematik i fshatrave shqiptare në rrethinën e Prizrenit, tha një verifikues Britanik i KVM-së.Ndërsa nën përcjelljen e 4 veturave të verifikuesëve të OSBE-së, nëntë kufomat i kanë nisur në drejtimin Prizren Gjakovë dhe më pastajë në rajonin ku do të varrosen me nderime të larta ushtarake, shënimi i takonë datës 19 marsë 1999, me autorë B.S. dhe i referohet datës 17 marsë 1999.

Me nderime ushtarake e qytetare u varrosën nëntë të rënët e Vërrinit, dje në orët e pasdites së vonë, përbri varreve të të rënëve dhe të qvendosurëve të verës së kaluar, u hapën edhe nëntë varre të reja, për dëshmorët e Vërrinit të cilët ranë heroikishtë më 11 marsë 1999 në Jeshkovë: Hysen Nahit Rexhepi (1973), komandant i njësisë, Ilir Abaz Shala (1970) nga Hatmaxha, Hamit Shaip Thaqi (1970) nga Landovica, Tahir Haki Gasahi (1977) nga Landovica, Bashkim Ismail Suka (1970) nga Prizreni, Skënder Metë Latifi (1970) nga Pirana, Feriz Abdurrahman Susuri (1970) nga Zhuri Alajdin Xhezairi (1974) nga Prizreni dhe Ymridin Qengaj (1959) nga Prizreni. Ceremonin mortore për dëshmorët e Vërrinit, e hapi drejtori i drejtoris civile-publike të zonës së Pashtrikut; Dr. Sabaudin Cena, fjalën e përmortshme e mbajti Sadik Alitjaha, eprorë, kurse kujtime për ta evokoi bashkëluftëtari i dëshmorëve, eprori; Ramadan Basha i cili ndër të tjera tha: „ Si mundë ta harrojmë trimërinë e komandant Hysenit, pastaj trimin e zëvendës komandantin Ilir Shala, apo zërin e bukur karshi trimërisë të Feriz Susurit, kur me qifteli këndonte këngë për trimëri.E si mundë ta harrojmë trimin Tahir Gashi, atijë trimi të pa shoqë, apo si mundë të harrohet burrëria, urtësia e njeriut plotë elan për liri e Hamit Thaqit, trimi Skënder, baci Din-Alajdini“.

Telegramë ngushëllimi kishte dërguar edhe komandanti i ShP të UçK-së; Sylejman Selimi.Ndërsa njësia e nderit nën komandën e komandant Bashës, tri herë shtiu (me pushkë-sh. i aut.) në shenjë nderimi për dëshmorët e Vërrinit.

Numri i shqiptarëve të humbur qdo ditë po shtohet, - shkruanë Bota Sot e datës 20 marsë 1999 me autorë Q.Th, ky shënim u referohet burimeve të datës 19 marsë `99, i cili njoftonë për bastisjen e tri familjeve të vëllezërve Quni në Dushanovë, u arrestua Haki Quni, ndërsa rëndë u keqtrajtua Nexhmedin Berisha, po ashtu edhe në Korishë u arrestuan katër shqiptarë, ndërsa mësohet vetëm emri i njërit nga ata: Rexhep Ismail Bobaj (25).

Numri i shqiptarëve të humbur qdo ditë po shtohetkështu nuk dihet për fatin e Bali Avdaj nga Lybeqeva, Nuridin Shalës nga Jeshkova, Shemsedin Shala nga Kushtendili, Rexhep Buduri nga Hoqa e Qytetit, Ilmi Shala nga Jeshkova, Shehadin Gashi nga Billusha, Besnik Kastrati nga Dushanova, Musli Gashi nga Hatmaxha, Immer Shala nga Jeshkova, Faik Begaj nga Banja e Malishevës, ndërsa gjatë luftimeve të UçK-së dhe forcave serbe, në Kabash është vrarë Rexhep Feriz Kukaj, luftëtarë i UçK-së.

 

   *             *               *                     *                   *                     *                    *             *

Ndërsa për luftimet e njësiteve të UçK-së, në zonën e Vërrinit, kundër forcave serbe, që datojnë pas 20 marsit e këtej, është shkruar shumë pakë, herë pas here është njoftuar nga televizioni shqiptarë në Tiranë, dhe ndonjë shkrim i shkurtër që është përcjellur nga agjensia e Kosovapress-it, pra këtu e kemi një terrë informativ, për luftimet në këto zona, sepse në këtë kohë nikosishtë kundër forcave serbe, krahas UçK-së, kanë vazhduar edhe sulmet ajrore të NATO-s, ndërsa popullata civile e këtyre anëve, e tëra ishte dëbuar në Shqipëri nga ushtria dhe policia serbe.

                                                                   *

Fshati Struzhë, i vetmi fshatë shqiptarë në regjionin e Zhupës, për shumë arsye ka lidhje të ngushtë me fshatrat e Vërrinit, bile shumë djem të këtijë fshati kanë qenë të kyqur në UçK-në që ka vepruar në Vërri.Një shënim nga autori Y.P, që është bërë gjatë muajit prill, fletë për krimet serbe dhe peripetit e banorëve të këtijë fshati, me titull: I dëbuan nga Struzha dhe ua vunë zjarrin shtëpive,Struzha me më shumë se 500 banorë, i vetmi fshat shqiptarë nga 18 fshatrat e rrethinës së Zhupës, më 31 mars u okupua nga forcat paramilitare serbe.Pasditen e së mërkurës, ditës së fundit të muajit mars, forcat okupatore serbe e rrethuan dhe e okupuan fshatin në tri anë : nga Lukthi, Linishta dhe Gërkuja.Fishkëllimat e plumbave nga të tri anët, e kishin gjetur në befasi popullatën Struzhiane edhe pse druanin nga kazerma ushtarake serbe (e ndërtuar një vit më parë) në veri të fshatit pikërisht në Vllatk, mirë po shpresonin se : siq e kishte bërë „ligj“ policia dhe paramilitarët serbë do të lajmërohet populli për lëshimin e shtëpive, pastaj do ta bënin atë që e kishin bërë në fshatrat tjerë në Kosovë.Në këtë ofenzivë nga snajperistët serbë u vra drejtori i shkollës fillore të fshatit Arif Muji 35 vjeqar dhe pastaj u futën në fshatë.Gjatë ofenzivës paramilitarët serbë okupuan 50-60 persona dhe i mbyllën në xhamin e fshatit, ndërsa sipas dëshmitarëve , pas kundërshtimit të plakut 92 vjeqar Emrush Sezallari, për mos largim nga shtëpia e tijë, gjakpirësit serbë e plagosin, dhe pas plagëve të marra vdesë në xhamin e fshatit në prani të grave, burrave dhe fëmijëve, të cilët edhe e varrosin.Gjatë largimit popullata Struzhiane kuptonë se tri ditë para sulmit, fshatrat e Zhupës kishin organizuar tubime për mos strehimin e popullatës Struzhiane, dhe atyre familjeve që do të u gjenden banorë nga ky fshatë, do të u vihet zjarri, ishte kërcënuar policia e Sreckës. Me të arritur në Reqanë, policia e Sreckës, i merrë me autobusë dhe i shoqëronë deri në Qafë të Zhurit, prej aty kallvari i të maltretuarëve në këmbë kalonë disa kilometra dhe futet në teritorin e Shqipërisë.Po të njejtin fatë e përjetonë edhe pjesa tjetër e zënë robë, e cila largohet më 1 prillë, në drejtim të Manastrecit, ndërsa në Reqanë i pretë „fati“ i bashkëfshatarëve të tjerë, ndërsa fshatin e kishin lënë në tymë e flakë nga policia dhe paramilitarët serbë.

Kemi një shënim të gazetës Zëri Ditor që botohej në perendim, i cili i referohet burimeve të Kosovapress-it, të datës 28 majë 1999, me titull: 20 qytetarë të masakruar,është fjala pra për sulmin e njësitit komando të brigadës 125, të udhëhequr nga komandantë Zafir Berisha, ( dhe njësiti tjetër i udhëhequr nga komandant Samidin Xhezairi-sh. i aut.), kanë kryer një aksion të suksesshëm në lagjen Tusus të Prizrenit, ku janë vrarë 21 policë dhe paramilitarë serbë, të cilëve ju është marrë edhe armatimi. Në shenjë hakmarrje, paramilitarët, policia dhe ushtria serbe, që nga mëngjezi i kanë vënë flakën rreth 450 shtëpive të kësaj lagje si dhe kanë vrarë dhe masakruar mbi 20 qytetarë që ishin strehuar në këtë lagje, shumica pleq e plaka, por edhe të paralizuar, siq ishta Fazile Maqkaj (30.v.),të vrarë të tjerë deri më tani kanë arritur të identifikohen edhe Halil Shemsidin Poniku dhe Xhemali Shemsidin Poniku.

Dje kufirin Kosovë-Shqipëri e kanë kaluar afër 200 të deportuar, Të deportuarit dëshmojnë për të masakruar në Prizren, - është titulli i artikulli të gazetës Bota Sotë të datës 2 qershor 1999, e cila u referohet burimeve të 1 qershorit nga qyteti i Kuksit, dhe nuk mbanë autorë.

Në kufirin në Morinë kanë hyrë shumë të deportuar nga Kosova, ndërsa rreth 60 ishin të deportuar nga burgu i Smërkovnicës, ndërsa një numër i konsiderueshëm është edhe nga lagjja Tusus e Prizrenit, si Fatmir Berisha, i cili dëshmonë për tmerrin e përjetuar të mërkurën më 26 majë 1999, kur nga ora 6 e mëngjezit, policë, ushtarë e paramilitarë serbë, ku kishte edhe rusë, e kishin rrethuar lagjen dhe kishin filluar të ua vënë flakën shtëpive dhe ti masakrojnë banorët e këtijë vendbanimi.Vetë dëshmitari i kishte parë të vrarë: Blerim Maliqin (25),Sali Elshani (72), dhe Neki Elshanin (78).Ndërsa Xhemail Rushiti gjithë ashtu deklaronë se në këtë rrugë janë vrarë edhe:i biri i tijë 24 vjeqarë, vëllai i tijë Esati (62), si dhe fqinjët e tijë: Rafet Mexhidi (52), Sami Mexhidi (49), Shefik Mexhidi (20), Behar Mexhidi (17), të gjithë këta të një familjeje, pastaj Nystret Osmani (24), Irmet Sylejmani (30), Bislim Qengaj (78) dhe e shoqja e tijë (75), Ibrahim Elmaz Berisha, Xhemali Shemsedin Poniku, Halil Shemsedin Poniku, Hamit Berisha, Teki Shehu, Xhavit Berisha, (në këtë shënim mungonë emri Selim Berisha dhe vëllau i tijë Feim Bersha, nga Jeshkova, me vendëbanim në këtë lagje, të cilët janë vrarë po këtë ditë dhe Rexhep Maçkaj nga Lybeqeva, i strhuar në këtë lagje-sh. i aut.). Ndërsa sipas një dëshmitari, numri i të vrarëve dhe të masakruarëve duhet të jetë rreth 30, kurse janë djegur rreth 250 shtëpi, po i njejti person kishte identifikuar kufomat e Refki Berishës dhe Rafet Abdyl Mexhidit, si dhe të bijën e Bajram Maqkajt, Fazile Maqkaj (30 v.- e paralizuar).

Po e njejta gazetë, në rubrikën: Hartografia e luftës në Kosovë, e datës 4 qershorë 1999, sjellë shënimin me titull:Në Has u vranë tre dhe u plagosën 9 luftëtarë të lirisë, shënimi njoftonë për rënjen heroike të Selver Maqkaj , Shpend Berisha dhe Ilir Ukë Mata, ndërsa u plagosënrënë e lehtë: Ilmi Zenun Bytyqi (1959) nga Prizreni, Milaim Bislim Shala (1977) nga Prishtina, Gani Saramati, Sali Saramati, Dr. Ilir Rakaj, Ramadan Mehmet Krasniqi nga Bresana e Opojës, Jeton Asllan Krasniqi (1977) nga Prizreni, Afrim Hysen Matoshi (1973) nga Gremja e Ferizajt dhe Merxhan Shaqir Smakova (1974) nga Shkupi.

Në Kukës u varrosën tre luftëtarë të lirisë,sipas artikullit, dje në varrezat e qytetit të Kukësit, në praninë e bashëluftëtarëve, komandantëve dhe familjarëve u bë varrimi i tre dëshmorëve të lirisë, të cilët ranë më 31 maj 1999 në vijën e parë të frontit.Ata ranë për të mosë vdekur kurrë: Selver Maqkaj nga Prizreni, Shpend Berisha dhe Ilir Ukë Mata, të dy nga Drenica.Ishin momente prekëse kur vajza e dëshmorit Selver Maqkaj, para varrit të babait recitoi poezi për UçK-ën dhe Adem Jasharin, ndërsa i fundit nga dëshmorët u nda eprori i lartë i UçK-së, Bedri Halimi, i cili tha: Me gjakun tuajë, ju shkruatë një pjesë të historis sonë kombëtare, por nuk është e largët dita , kur luftëtarët e lirisë, do të vijnë në varrezat tuaja mr lule të pavarsis së Kosovës.

                                                                   *

Koha Ditore e datës 16 qershorë 1999, sjellë shënimin e huazuar nga Reuters të autorit Tom Heneghan me titull: Komandant Drini: „ Prizreni ndodhet 100 përqindë në duart e UçK-së“, Ushtria çlirimtare e Kosovës të martën ka hyrë në kazermat e lëna bosh nga „Ushtria Jugosllave“ dhe kanë bërë parakalime në shenjë fitoreje, për deri sa paqëruajtësit Gjermanë kanë deklaruar se atyre nuk u janë dhënë urdhëra për ti ndalur ata ose për ti qarmatosur.Auotori pasi e bënë përshkrimin e kremtimit të fitores nga qyteti i Prizrenit, ku shqiptarët e përbëjnë shumicën e këtijë qyteti me 100 mijë banorë, ai sjellë edhe shënime nga brifingu i imrovizuar për shtyp nga Ekrem Regja, i njohur në rajon si Drini, i cili deklaroi se : Prej sot, qyteti ndodhet 100 përqind në duart e UçK-së.Autori sjellë edhe shënime nga konferenca për shtyp e gjeneralit Gjerman :Fritz von Korf, i cili ka deklaruar se ai nuk ka marrë urdhëra për ta qarmatosur UçK-në, apo ta pengojë atë në ndonjë mënyrë.Korf theksoi se e ardhmja e UçK-së mbetet të negociohet nga politikanët.Ndërsa mardhënjet në rrugë ndërmjet ushtarëve Gjermanë dhe atyre të UçK-së ishin shumë miqësore.Shumë ushtarë të UçK-së flisnin bile pakë gjermanisht, nga se kishin punuar ose studijuar atje gjatë viteve të fundit, kuse edhe gjermanëve u vjenë mirë për pritjen e ngrohtë nga banorët shqiptarë dhe UçK-ja.