Lagjia Ajgeraj, pas ofenzivës serbe të 1-5 shtator 1998, ku u gjendë edhe spitali ushtarak i UÇK-së, për zonën e Vërrinit.
Vërrini dhe lufta për çlirimin e Kosovës
Gëzim Ajgeraj
SPITALI USHTARAK
Me vendimin e antarëve të ngushtë të shtabit lokal të UÇK-së për Prizren, me seli në Vërri, në kuadër të sektorit të logjistikës, themelohet edhe sektori për mjeksi dhe sanitet në kuadër të spitalit ushtarak të UÇK-së në fshatin Malsi e Vërrinit. Ishte ky njëri prej spitaleve më të mëdha ushtarake, që i pati UÇK-ja gjatë luftës për çlirimin e Kosovës gjatë vitit 1998. Ky spital, me vendimin e komandës së shtabit, u vendosë në shtëpinë e Mestan Ajgeraj-t, shtëpi shumë e përshtatshme për spital, dhe me kushte mjaftë të mira, që do të i shërbenin personelit të këtij spitali dhe pacientëve. Ndërsa mjek kryesorë në këtë spital, u caktua Dr.Sherif Krasniqi nga Prizreni, që ishte edhe përgjegjës i këtij spitali, ndërsa ndihmës mjek idhte Dr. Ymet Poniku, teknik medicinal ishte Arsim Poniku, student i vitit të tretë të mjeksisë Shahir Pireci, student i vitit të tretë të mjeksisë Idriz Braha, motrat medicinale Ysnije Kryeziu dhe Mihrije Selmanaj. Shërbimi mjeksor ka vepruar pa ndërprerë edhe në teren, që është mbuluar nga Dr. Ymet Poniku dhe studentët e mjeksisë që i përmendëm më lartë. Dhe të gjithë këta anëtar të shërbimit mjeksor kanë qenë të emëruar me vendimin e komandës së shtabit lokal të UÇK-së në Vërri. Furnizimi me barëra dhe mjete tjera të nevojshme për spitalin ushtarak në Vërri, është bërë nga një shoqatë afariste e Prizrenit, nga ambulanca „Nëna Terezë“ e Nashec-it dhe donatorë të tjerë, ndërsa një sasi e konsiderueshme e barërave është sjellë nga Shqipëria, por me shumë vështërsi. Ky spital ka qenë i pajisur mjaftë mirë për kushtet e luftës, dhe ai i ka përmbushur të gjitha kërkesat e një spitali në rrethana lufte, por edhe si objekt me kushte shumë të mira.Tri nga dhomat e këtij spitali, kan qenë në shërbim të pacientëve, pesë dhoma në shërbim të personelit, prej te ambulanca kirurgjike e deri tek salla e improvizuar për operacione. Mjetet për punë kanë qenë të konsiderueshme, ndërsa është punuar pa ndërprerje 24 orë nga personeli i spitalit. Në këtë spital, janë shëruar shumë ushtarë nga të gjitha trevat e Kosovës, është kjo një arsye e veçantë sepse ishte evakuimi më i afërt i atyre ushtarëve që plagoseshin në kufi me Shqipërin. Në këtë spital janë shëruar edhe shumë banorë nga popullata civile, sepse arsyet dihen, tani më Vërrini ishte shpallur zonë e lirë nga UÇK-ja dhe popullata e këtyre fshatrave ndiqej kudo nga policia serbe. Specifike është sepse gjatë luftës shumë mjekë nga qyteti i Prizrenit, e në veçanti kirurgët, nuk janë përgjigjur thirrjes së luftës, për të ju gjendur në ndihmë ushtarëve të UÇK-së, që i kishin marrë armët për çlirimin e atdheut. Ushtarët e parë që janë shëruar në këtë spital, kanë qenë ushtarët e plagosur në kufirin me Shqipërinë, si: Ismet Zyberi me tri plagë të marra, Albrim Krasniqi, Afrim Bajrami nga Kaqaniku, një ushtarë nga Gradica, një nga Theranda (ish Suhareka), një nga Zhuri, pastaj Selman Berisha, Sami Berisha, Nail Berisha e shumë të tjerë, ndërsa më 15 gushtë 1998, kur u vra komandant Remzi Ademaj – Petriti, kanë qenë rëndë të plagosur Sami Sahitaj dhe Shukri Qunaj. Gjatë ofenzivës serbe mbi fshatrat e Vërrinit më 1 shtatorë 1998, nga granatat serbe plagoset edhe vetë përgjegjësi i këtij spitali Dr. Sherif Krasniqi (Sepse edhe objekti i spitalit ushtarak, ishte cak i granatimeve serbe nga vendi i quajtur *shtavat). Kësisoj nga këto granatime të datës 1 shtatorë `98, qëndrimi në këtë objekt si për personelin, por edhe për pacientët, ishte i pa mundur, prandaj përgjegjësi i këtij spitali, aty rreth orës 20.30 të datës 1 shtatorë `98 merr vendim që të largohen nga aty duke i marrë me vete të gjithë të plagosurit, shërimi i të cilëve, për dy-tre ditë sa ka zgjatur ofenziva, është bërë maleve, me mjetet që kishin mundur të i merrnin në momentin e largimit. Ndërsa pas përfundimit të ofenzivës, të gjithë të plagosurit janë vendosur nëpër vende të sigurta për ta vazhduar shërimin, ndërsa edhe vetë Dr. Sherif Krasniqi për dy muaj rresht është vendosur në një shtëpi private për ta vazhduar shërimin, apo vetëshërimin në kushte dhe rrethana të luftës.
---------------
*Dr.Sherif Krasniqi - Dëshmi
Ndërsa tekniku i këtij spitali Arsim Poniku, dhe bashkëfurnizuesi i spitalit, xhaxhai i tij Astret Poniku, pasi hetohen nga bashkëpuntorët e policisë serbe, ata i rrethojnë në shtëpinë e tyre në Prizren, dhe më datën 7 shtatorë 1998, vriten nga policia serbe dy ushtarë të pa lodhshëm të UÇK – së dhe spitalit ushtarak të Vërrinit.
MALESIA E VËRRINIT
