Gëzim AJGERAJ 

 

 LAPIDARI NË MALËSI TË VËRRINIT

 

Është simbolika e luftës dhe qëndresës, për të ruajtur të freskët kujtimin e asajë qfarë ndodhi gjat viteve 1998-99 në këto anë. Siq dihet, Malsi e Vërrinit, si fshat i dha një kontribut të çmuar luftës për çlirimin e Kosovës. Ky fshat gjat kohës së luftës hynte në kuadër të shtabit regjional të Prizrenit, me seli në Vërri, që pas 16 gushtit 1998 u emrua brigada 125 e zonës operative të Pashtrikut. Për kontributin e malësisë dhe të malësorëve gjat kësaj kohe, kërkohet një trajtesë e gjërë, por qëllimi i trajtesës është lapidari si sibolikë e luftës dhe e qëndresës i ndërtuar në Malësi.

 

INICIATIVA DHE NDËRTIMI

 

Për të mos i harruar ata që u flijuan në ditët e luftës çlirimtare dhe në nderim të veprës së tyre sublime, si në qdo vend të kosovës, edhe në malësi, indi ideja për ndërtimin e një lapidari. Në fakt ideja ka egzistuar që prej mbarimit të luftës, por për faktin se malësi si fshat dhe si tërsi doli tepër e shkatërruar nga lufta, ajo kishte nevojë ta rimirrte vehten, në ënyrë që banorët e sajë të kishin ku të streoheshin. Duke e pasur parasysh faktin se në shum fshatra të Vërrinit u ndërtuan lapidarë, edhe në malësi të Vërrinit, i shte i domosdoshëm të ndërtohej, nga se malësia luftës qlirimtare i dha disa dëshomrë dhe shum martirë. Për të nderuar ata, luftën e tyre, për ta kujtuar atë ndër breza, ideja e ndërtimit të lapidarit duhej të bëhej realitet. Duke e parë gatishmërin e mërgimtarëve tanë, për të kontribuar në ndërtimin e tijë dhe pas shum bisedimeve me veprimtarë në vendlindje lindë ideja e iniciativës për projektin. Ky projekt inicohet nga disa veprimtar në fshat dhe u përcillet mërgimtarëve në Zvicër. Është ky qershor-korriku i vitit 2003. Dhe pas një mbledhje të mbajtur në Buchs të Zvicrës, me një grup mërgimtarësh krësisht nga Malësia, ideja përkrahet dhe mbështet. Nga këtu fillonë grumbullimi i mjeteve për ndërtimn e lapidarit. Kjo ide më vonë u zgjerua edhe tek mërgimtarët në Itali, Gjermani dhe Austri, dhe në masë të madhe projekti u mbështet. Ishte e pa mundur që ndërtimi i lapidarit të fillonte brenda korrikut dhe të përfundonte në shtatorin e vitit 2003, prandajë u shty, për të filluar në pranverën e vitit 2004. Ashtu dhe u bë për të përfunduar përpara shtatorit dhe për tu zbuluar pikërishtë më datën 2 shtator të vitit 2004. Dhe po me këtë datë, në malësi të Vërrinit, në një tubim madhështor në kujtim të të rënëve në luftë dhe për zbulimin e këtijë lapidari, kishte ardhur edhe ish shefi i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së (gjat kohës së luftës) Hashim Thaqi. Tubimi ishte mjaft madhështorë nga se kishin ardhur njerz nga të gjitha fshatrat e Vërrinit, Prizreni dhe nga shum anë të Kosovës. Zbulimi i këtjë lapidari, më së tepërmi i gëzoi banorët e malësisë, familjet e dëshmorëve dhe martirëve të sajë, të cilët nga kjo ditë; bijtë e tyre, prindërit dhe të afërmit, do ti kenë të përjetësur portretet e të afërmive të tyre, në këtë lapidarë.

 

SIMBOLIKA E LAPIDARIT

 

DËSHMORËT DHE MARTIRËT E SKALITUR NË LAPIDARË

 

Në lapidarin e ndërtuar në Malësi të Vërrinit, jan të skalitur portretet e dëshorëve; Selver Maqkaj, Astret Poniku, Arsim Poniku, Nesim Krasniqi dhe Bajram Thaqi, si dhe martirëve; Musel Halilaj, Skender Skenderaj, Qazim Poniku, Agush Kryeziu, Halil Poniku, Rexhep Maqkaj, Fazile Maqkaj dhe voglushi 5 vjeqar Arlind Kryeziu. Të gjith këta dëshmor dhe

martirë, i kanë të skalitur portretet e tyre dhe emrat së bashku me vitin e lindjes dhe rënjes. Në këtë lapidarë, ata mbeten pëherë të kujtuar dhe ë pa harruar në kujtesëne brezave. Sepse vetë lapidarët kanë këtë mision. Për të na i kujtuar ata që u flijuan për ditët e bardha të Kosovës. për të mos i harruar ata, atë qfarë ndodhi me popullin tonë. Kjo vie edhe si respek i malësorëve për bijtë e tyre që u flijuan për liri. Me rëndësi të përmendet se; të rënët e skalitur në lapidarë, kan data të ndryshme të rënjes, që flet se ata nuk ranë në një ditë, por në ofenziva të ndryshme gjatë luftës 1998/99. Edhe një plotësi: Të gjithë të rënët, jan të lindur në Malësi, ose të të parët e tyre, sepse siq dihet një pjesë kan jetuar në qytetin e Prizrenit. Megjithatë ata dhe përjetësia e tyre në rrugën e lirisë, e ka nderuar malësin, Kosovë, prandaj malësi i mblodhi bijtë e vetë për të mos i harruar kurrë, por për ti nderuar dhe kujtuar gjithmonë. Duke i kujtuar ata, luftën, të kaluarën aq të dhimbshme të popllit tonë, nuk do të lejojmë që të na përsëritet ajo. Ndryshe qdo ngjarje e hidhr që harrohet shpejtë, egziston rreziku të përsëritet ajo. Këtijë parimi dhe kësaj kujtese, na i bie përherë përjetësimi i dëshmorëve dhe i martirëve në lapiarë. Dhe ata përherë do të mbeten të kujtuar dhe të nderuar, në piedestalin e atdheut dhe lirisë.

 

BIOGRAFIA E DËSHMORËVE

 

ASTRET SYLEJMAN PONIKU (1964-1998)

 

   - Astret S. Poniku, u lind më 29 10 1964 ë fshatin Malësi e Vërrinit (ish Lybeqevë). Rrjedhë nga një familje e varfër ekonomikish, por e pastër dhe e pasur kombëtarishtë. Fryma edhe tradita e atdhetarizmës dhe ajo kombëtare do të dëshmohen më vonë. Mësimet e para të fillores, i mori në vendlindje, që për mësues të parë e kishte Esat Krasniqin, për të vazhduar më pastaj në Prizren. Sepse në vitin 1972 familja e Sylejman Ponikut dyndet në qytet, pikërisht në lagjen Tusuz, për të ndërtuar një jetë më të mirë. Pas mbarimit të fillores, prindërit e Astretit, por edhe Asteriti ishin të bindur se vetëm me shkollim mundë të ecet përpara dhe vendosin që ai të vazhdonte në shkollën e mesme teknike, drejtimi i lëkurtarisë, të cilin e mbaroi me sukes të shkëlqyeshëm.

   - Dëshira dhe mundësitë shpeshëherë nuk ecin bashkë. Dëshira e familjes ishte që Astreti të vazhdonte shkollimin, por kushtet dhe rrethanat e familjes ishin të vogla. Nga gjashtë fëmijë sa pati Sylejman Poniku, Astreti ishte i dyti dhe si mashkull i tretë i shtëpisë, një barrë e rëndë i binte dhe atijë. Për kushtet e kohës, se në ç'gjendje ekonomike gjindeshin familjet shqiptare, por edhe pozitën që gjendej Kosova në atë kohë, ishte shum e vështirë të gjendej mundësi për shkollim të mëtejmë. Këtë Astreti e kishte kuptuar herët, i njihte hallet e babait, ndaj dhe shum shpejtë i bëhet krah i shtëpisë. Fillon punën si instalues ujësjellësish, punë të cilën e zotroi dhe e kreu me shum sukses. Kësisoji ai e ndihmoi familjen në shkollimin e brezave tjerë mbrapa tijë.

   - Shërbimi ushtarak, në armatën Jugosllave, ishte një obligim i domosdoshëm edhe për shqiptarët. Edhe pse kjo armatë as që kishte qenë ndonjë herë në favor të shqiptarëve, ata ishin të detyruar ti shërbenin asajë. Sepse Kosova e atëhershme, pas mbarimit të luftës së dytë botrore ishte aneksuar dhunshëm nga komunistët e Titos, përkatësishtë jugosllavia. Edhe Astreti si shum shqiptar tjetë detyrimisht duhej ti shërbenin asajë. Brenda përbrenda kësaj armte shqiptarët ndiqeshin torturoheshin e burgoseshin. Një fat të tillë e pati edhe Astreti. Si ushtar i ri, në kazermën e Zemunit, në Beograd, pas shum ndjekjeve e intrigave që i bëhen, e burgosin në burgun ushtarak. Gjat kësaj kohe ai kaloi për mes të gjitha katrahurave të dhunes kryesishtë serbe (sepse vet armata jugosllave dominohej nga serbët). Nga e gjithë kjo dhunë që ushtrohet mbi të, rrezikohet në shëndetë, gati deri në vdekje. Megjithatë, në saje të mos pranimit të asgjëje nga ana e tijë dhe mos gjetjes së provave për ta dënuar, gjyqtarët serbë ia i presin 3 muaj burgë, për ta justifikuar dhunën e ushtruar mbi të.

   - Kthimi në familje ishte një gëzim i madh për të gjithë, nga se u kishte shpëtuar kurtheve ushtarake. Ai vazhdoi përsër punën e lënë në gjysmë, pë tu bërë krah i babait dhe familjes. Por ndjenjën atdhetare gjithnjë e më tepër e kishte kultivuar dhe ruajtur brenda vetvehtes, për ta shprehur kur të jete nevoja, atë.

   - Me themelimin e UÇK-së në zonën e vërrinit, ishin hapur rrugët e lirisë, prej nga do të fillonte ajo. Astreti nuk kishte qka të mendohej, ai vinte nga Malësia e Vërrinit (Vendi ku u themelua njësiti i parë i UÇK-së për regjionin e Prizrenit). I kishte farefisin atje, të afërmit, shokët që tani më po i ngritin istikamet e lirisë. Por Astreti nuk u nisë vetëm. Bashkë me vëllaun e tijë Dr. Ymet ponikun dhe nipin (djalin e vëllaut) Arsim ponikun, teknik medicinal dhe student i Universitetit të Prishtinës, hynë radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pra ato që u thanë më lartë, po bëhen vepër. Pra tre djemt dhe nipat e Sylejman Ponikut, kush armët e kush mantelin e bardhë në përgjigjie të kushtrimit të atdheut. Astreti me angazhimin e tijë do të kryej shum detyra në sektorin e logjistikës; furnizimin e spitalit ushtarak në Malësi të Vërrinit me barëra dhe paisje tjera të nevojshm, po ashtu detyrën e veprimit të njësitit brenda qytetit të Prizrenit, veqanarishtë në lagjen Tusuz, ku kishte vepruar së bashku me veprimtarin e dëshmuar Skender Hotin ( i ndjerë - kushëri i Ukshin Hotit) dhe Kujtim Qarkagjiun. Astreti dha kontribut shum të qmuar edhe në minimin e rrugës Prizren - Malësi e Vërrinit (ish Lybeqevë), duke vendosur kazane të bojlerëve të mbushura me eksploziv dhe mjete tjera eksploduese.  

   - Duhet ta themi patjetër dhe një fakt në këtë pikë, se kjo rrugë gjatë gjithë kohës së luftës e deri në qlirim, nuk u kalua nga artileria e armikut, për ta sulmuar Vërrinin, armiku përdori rrugë tjera. Gjat ofenzivave të armikut kundër zonës së Vërrinit, Astreti kontriboj shumë edhe në bartjen e të plagosurve, në strehimin e tyre dhe në furnizimin me nevojat e domosdoshme. Një kontribut shum të qmuar dha edhe në strehimin e popullatës civile, brenda për brenda qytetit.

   - Po kthehemi dhe një her mbrapa, tek angazhimi në UÇK, i vëllaut të tijë Dr. Ymet Ponikut dhe nipit Arsimit. Dr. Ymeti shërbeu në spitalin ushtarak të UÇK-së në Malësi të Vërrinit, së bashku me Dr. Sherif Krasniqin. Po në këte spital shërbeu edhe Arsimi, si teknik medicinal, kontributin e të cilit do ta ndriqojmë në një biografi të veqantë. Ndërsa kontributi gjat ofenzivës së shtatorit të 1998 në Vërri, është një kapitull i gjërë.

     - Edhe kontributi i Astretit gjat kohës së egzistimit të UÇK-së në Vërri, është shum i gjërë që kërkon ndriqim, por ne do të ndalemi gjat kohës së ofenzivës së madhe të armikut, kundër zonës së vërrinit, në shtator të 1998-tës.

   - Ofenziva Serbe nga 1-6 shtator 1998 mbi fshatrat e vërrinit dhe kundër zonës së lirë solli shum plagë e gjak. Duke mos qen e kursyer edhe popullata civile e këtyre fshatrave, e cila detyrohet të largohet në drejtim të qytetit të Prizrenit. Kontribut shum të qmuar në strehimin e kësaj popullate dhe shpërndarjen nëpër familjet qytetare dha edhe vetë Astreti.

   - Me që ishte i lidhur ngushtë me spitalin ushtarak, në Malësi të Vërrinit, e njihte mirë gjendjen e të plagosurve, të plagosurit nevojat e tyre e tjerë, Astreti u angazhua edhe në bartjen e të pagosurve nga lufta, strehimin dhe përkujdesjen për ta.

   - Pra siq shihet gjat gjithë këtyre ditëve nga 1 deri më 6 shtator sa zgjati ofenziva serbe mbi fshatrat e vërrinit, Astreti me angazhimin e tijë kontriboj brenda në qytet. Ishin plagët e shtatorit që kullonin gjak gjithandej vërrinit. U vranë shum luftëtar vijave të frontit, u vranë dhe shum civilë, gra, fëmijë pleq e plaka. Vërrini ishte djegur, bërë shkrum e hi. Ishin plagët e ofenzivës armike që ishin shkarkuar barbarisht mbi popullin tonë.

   - Dhe ende pa i numruar e mbledhur këto plagë gjithadej Vërrinit, barbarët serbë të informuar me kontributin e djemve dhe nipave të Sylejman Ponikut, i rrethojnë shtëpine në Prizren. Pikërishtë më 7 shtatorë në ora 19.30, nga plumbat e policisë e UDB-ashëve serbë, përpara shtëpis së vetë, plagoset e më vonë edhe e vrasin; Astret ponikun, pak qaste më vonë edhe nipi i tijë Arsim poniku. Vrasja e Astretit dhe e Arsimit nga policia serbe, ishte vrasje me skenar të pregaditur, të paktën kështu dëshmohet edhe nga familjarët. Për aktivitetin dhe kontributin e djemve të kësaj familje policia ishte informuar, dhe për të gjitha këto, dyshohet në disa fqinjë rom, në lagjen për rreth.  

   - Rënja e Astretit dhe Arsimit, ishin humbje e madhe jo vetëm për familjen, por për gjithë shoqërin e gjërë, luftën e cila po vazhdonte. Atai duheshin dhe më tej luftës, për ta vazhduar atë deri në fitore. Por shokët e tyre, luftëtarët e lirisë, prap e vazhduan luftën, deri në fitore. Dëshmori Astret Poniku, pas vehtes la bashkëshorten Dashurien dhe katër fëmijë; Selveten, Armendin, Dhuratën dhe Mentorin.

   - Dhe brezi që po rritet në lirin që na e solli gjaku i dëshmorëve, kujtojmë se me shum pietet do ta kujtoj, nderoj e trasoj veprën sublime të të parëve të tyre, në përpjekjet për atdhe.

   - I gjithë aktiviteti i Astretit por edhe Arsimit, , gjat kohës së themelimit, e egzistimit të zonës së lirë të Vërrinit, gjat ofenzivës, deri në rënjen e tyre, nuk mundë të përmblidhet me këto fjalë, aktiviteti dhe kontributi i tyre, kërkon qasje të gjërë, në ndriqimin e plotë të biografis së këtyre dëshmorëve. Me gjithatë, me këto pak fjalë, kujtojmë se kemi ndezur një kandil drite në biografin e këtyre dëshmorëve.

 

ARSIM RAMADAN PONIKU (1979-1998)

 

   - Arsim R. Poniku, u lindë më 24. 7. 1979, në Prizren. Familja e Sylejman Ponikut në në vitin 1972, kishte ardhur ga fshati Malësi e Vërrinit, në Prizren, pikërisht në lagjen Tusuz. Prindi i Arsimit, Ramadan Poniku, ishte djali më i madhë i Sylejman Ponikut. Vitet që tani më i kishte kaluar familja Poniku në qytet, kishte krijuar kushte që të paktën brezat e ri, të kishin mundësi të shkolloheshin. Një dëshirë të tillë e bartë edhe Ramadani, i cili pas shkollimit fillor, djalit të tijë Arsimit, i mundëson shkollimin e mesëm, drejtimin e mjeksisë. Arsimi, shkollën e mesme e mbaron me shum sukses dhe për kundër vështërsive arrinë të regjistrohet në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin e Kimisë.

   - Por kohët e demostratave të vazhdueshme kundër shtypjes që e bënte okupatori serbë mbi popullin shqiptarë, kishin zgjuar edhe shtresën studenore në protesta kundër kësaj shtypje. Ishin vitet e paraluftës, kur gjithandej kosovës, protestohej kundër kësaj shtypje. I pa ndashëm nga protestat e studentëve në Prishtin e Prizren, ishte edhe Arsim Poniku, bile shpesh herë edhe në ballë të tyre. Gjat këtyre protestave ai u arrestua dhe në burgun e Prizrenit, u rrah nga policia Serbe, deri në alivanosje. Ishin vitet 98-99 kur protestohej vazhdimisht kundër shtypjes nga okupatori serbë, dhe së fundi edhe në mbështetje të luftës që sa po kishte filluar, në pranverën e 98-tës në Drenicë. Dhe fillimi i zgjerimit të luftës nëpër zonat e Kosovës, Arsimin e ktheu në vendlindje, për tu angazhuar pastaj në qelulat e para të UÇK-së në Vërri.

   - Ishte ky marsi i vitit 1998, kur së bashku me xhaxhain e vetë Astretin, u angazhuan, nëpër celulat e para të UÇK-së në Vërri, sidomos në pikat afër lagjes Tusuz të Prizrenit. Më vonë me themelimin e spitalit ushtarak në Malësi të Vërrinit, ai angazhohet si teknik medicinal në këtë spital. Është me rëndësi të thuhet se në këtë spital shërbente edhe xhaxhai i dytë i Arsimit, Dr. Ymet Poniku. Ky spital ushtarak udhëhiqej nga Dr. Sherif Krasniqi, ndërsa kishte edhe personel tjetër teknik, si; tek. medicinal Shahir Muji, Idriz Berisha, Mihrije Selmanaj, Ysnije Kryeziu, Hafife Mehmetaj etj. Në këtë spital, Arsim kreu shum detyra, si brenda në spital, po ashtu edhe në teren me ushtarët e zonës. Për të qenë më i qartë, në këtë pikë, ai u angazhua që ushtarët e UÇK-së, ti pregatis edhe në aspektin e dhënjes së ndihmës së parë, në situata emergjente, si ato të luftës. Gjat kryerjes së këtyre detyrave, Arsimi u tregua shum aktiv dhe i pa lodhshëm. Fjalët mëtë mira për të, i thotë edhe Dr Sherif Krasniqi, ish udhëheqës i spitalit të UÇK-së në Malësi të Vërrinit. Arsimi merr pjes edhe në shum betejat që u zhvilluan në zonën e Vërrinit, duke qenë gjithmonë pranë shokëve, për tu ndihmuar. Vlen të përmendet beteja e 16 korrikut, pastaj ofenziva e armikut kundër zonës së Vërrinit, nga 1- 6 shtatori 98, etj.

   - Gjat kësaj ofenzive, Arsimi kotriboj shumë në përkujdesjen për ushtarët që gjendeshi të plagosur në spital, pastaj të plagosurit që vinin nga vijat e frontit, deri në tërheqjen e tyre drejtë qytetit të Prizrenit, sepse siq dihet; sptali ushtarak në Malësi të vërrinit granatohej pa ndërprerë nga artileria serbe në atë kohë. Për veq përkujdesjes dhe ndihmës që u dha ushtarëve të plagosur, ai u angazhua edhe në strehimin e tyre nëpër qytet. Është e pa mundëshme që ky kontriut gjat këtyre ditëve të përmblidhet me këto fjalë, këtu kërkohet një hulumtim i gjërë për ta ndriquar në tërsi aktivitetin dhe kontributin e Arsimitnë këtë kohë.

   - Është shum i rëndishëm edhe një fakt, se shtëpia e tyre edhe gjatë atyre ditëve, ishte bërë gati si një spital i improvizuar në lagje, sepse shumica e të plagosurve dhe të ardhurve nga fshatrat e Vërrinit, ishin strehuar aty.

   - Arsim Poniku së bashku me xhaxhain e tijë Astretin, ranë në krye të detyrës, në vlugun e aktivitetit, atëhere kur kishin më së tepërmi nevojë shokët dhe lufta. Ai u vra përpara shtëpis së tyre, pasi që siq dihet, familja e Sylejman Ponikut, ishte rrethuar nga policia dhe UDB-a serbe në Prizren.  

   - Edhe për Aktivitetin e Arsimit, UDB-a serbe ishte e njoftuar, prandaj dhe e kishte bërë rrethimin e shtëpisë së tyre, me që ishte e njoftuar se atë mbrëmje ata, ishin në shtëpi. Arsim Poniku dhe xhaxhai i tijë Astreti, ranë në krye të detyrave, në mbrojtje të familjes, shtëpisë, trojeve të tyre stërgjyshore, duke mos u nënshtruar për të gjallë përpara okupatorit barbarë.

   - Pra edhe rënja e Arsimit, ishte humbje e madhe si për familjen edhe për shokët dhe luftën. Në përshkrimin e shokëve, gjenden fjalët më të mira; për zemërgjerësin e tijë, shpirtin human, heshtjen që fliste shumë, atdhetarizmën dhe guximin për sakricë në shërbim të atdheut. Të gjitha këto veti, i kishte Arsimi, i kishte të trashëguara edhe nga familja ato, sepse të gjitha këto elemente i ka edhe familja e gjërë e Sylejman Ponikut, të paktën kështu dëshmon dhe rrethi që e njohin. Indeksi i universitetit të Prishtiës, me tri notat e Arsimit, mbeti dëshirë e pa realizuar në projektet dhe vizioni për të ardhmen e tijë sa më të mirë dhe shoqëris së gjërë.

   - Megjithatë, Arsimi hyri ë përjetësin e liris së atdheut, për të qenë i pa vdekshëm, sa të ketë diell mbi këto troje. Ndoshta të pakta jan këto fjalë, karshi veprës së madhe, të Arsimit dhe Astretit, por le të ndezim pak dritë në biografin e këtijë dëshmori të kombit.

   - Nga banorët e Malësis ë Vërrinit, në vendlindjen e babait të tijë, gjyshit, malësis që aq shum ju gjend në situatën më të vështirë të luftës, më 2 shtator 2004 është ngritur një lapidar, ku janë të skalitur portetet dhe emrat e Arsim e Astret Ponikut dhe shum dëshmorëve e martirëve të kombit. Populli nuk i harron bijtë e vetë, ata i mban fuqishëm në gjirin e tyre, për ti kujtuar ata për jetë. Pra edhe veprën aq sublime të Arsimit e Astretit ai nuk e harron kurrë, sa herë vijnë shtatorët, vepra e tyre sublime, na vie e freskët në kujtesën tonë.

   - Varri i Arsimit dhe i Astretit, gjenden në Landovicë, ku prehen përjetësishtë eshtrat e të gjithë dëshmorëve të kombit.

 

 

  Bajram Thaqi

U lindë në katundin Malësi e Vërrinit (ish Lybeqevë), të Prizrenit. Herët mori rrugët e mërgimit dhe për një kohë të gjatë punoi dhe jetoi në Zvicër, prej nga edhe ishte pensionuar.

  

Selver B. Maqkaj - (Na mungon biografia)-së shpejti pritet ta plotësojmë.

 

 

Nesim Krasniqi -  (Na mungon biografia)-së shpejti pritet ta plotësojmë.

 

 

 

 Halil Shemsidin Paniku, u lind me 13.08.1937, I martuar, babe i tre femijeve. Edhe ky u rrit në një familje të mesme fshatare në Malësi të Vërrinit( ish Lybeqevë), e cila më vonë u shpërgul në qytet,(nëpër pronat e tyre), pikërishtë në lagjen Tusuz. Se bashku me te vellaun Xhemajliun vendosen te mos i leshojne shtepit me kushtin e flijimit edhe te jetes. Ne diten kritike te merkuren me 26.05.1999 se bashku me vellaun e vet (Xhemajliun) ku ishin duke shkuar ne qytet. Ne ate moment rreth ores 10,30 min legjitimohen nga policia dhe paramilitaret serbe dhe pasi i kontrollojne, i plaqkisin dhe i ekzekutojne ne rrugen mbi varreza afer shtepise se Garip Krasniqit.Edhe Halili ishte, sikuse vëllau i tijë Xhemajliu ishte ndjekës i rregullt i namazit. Ishte dorëdhënës zemergjërë per shtresat e vuajtura të shoqërisë.

 

 

 

MARTIRËT NË MALËSI TË VËRRINIT

 

 

 

ARLIND AVDI KRYEZIU

 Arlindi, është viktima e parë e terrorit serbë që e bëri gjatë ofenzivës së shtatorit, të vitit 1998, në Vërri. Ai vetëm 5 vjeq, kur u vra nga granatat serbe, që granatuan fshatin Malësi e Vërrinit, më 2 shtator të vitit 1998.

 

 

2. AGUSH A. KRYEZIU

   – U lind në vitin 1925 në Malësi të Vërrinit.      Ishte burrë i urtë. Kudo mund ta takoje, jo vetëm me moshatarë, po edhe me të rinj. Fytyra i buzëqeshte dhe sarkazmi ishte virtyt që mund ta vëreje në sytë e Axhës Agush. Nuk kishte më shumë se shkollën fillore, megjithatë burrëria e guximi nuk i mungonin. Bëri një jetë mesatare, po me atë që kishte, ishte i kënaqur. Atdheun, më tepër se çdo gjë e donte në këtë jetë. Shtëpinë nuk e lëshoi. Ndonëse i moshuar, qëndroi në pragun e shtëpisë. Një shtatori i vitit 1998, do të jetë fundi i jetës në këtë botë. Breshëri plumbash nga ana e armikut serb, të narkotizuar, mu në zemër e kishin goditur Axhën Agush. Ndonëse i vrarë, Axha Agush, trashëgohet me nipër e mbesa, ndërsa kujtimi për buzëqeshjen e tij, nuk do të shuhet kurrë.

 

 

MURSEL IBRAHIM HALILAJ – U lind në vitin 1921. Për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, jetën e ka kaluar në kushte jo fort të lakmueshme. Më tepër merrej me bujqësi. Ishte shumë i urtë, po i dashur e bujar. Fqinjët e kishin në simpati, dhe shpesh e kalonin kohën me të duke zhvilluar biseda, ngase, Axha Mursel, nuk ndjehej mirë nga shëndeti, ndërsa fqinjët, disi, ia kalonin mërzinë. Sikur kishte një parandjenjë se do të ndodhë një luftë e fëlliqur, kështu thoshte Axha Mursel. Serbi nuk ka besë dhe nuk ka njerëzi thoshte, po mbasi nuk jam më i ri, qëndroni ju me axhën dhe gjithmonë të bashkuar. Ditën kur ndodhi tragjedia, ndonëse u munduan ta largonin diku, Axha Mursel, me këmbëngulje nuk pranoi. Dua të vdes në shtëpinë time tha, dhe nuk jua bëj hallall nëse më largoni. Me fukarallëk e kam ndërtuar shtëpinë, dhe këtu dua të vdes. Forcat serbe, pas humbjeve në luftë e sipër, tamam të tërbuar, me breshëri plumbash, Axhën Mursel, jo vetëm që e pushkatojnë, po edhe me kondak pushkësh, ia dërmojnë kokën. Dhoma ku u gjet i vrarë Axha Mursel, ishte përplot e mbushur me gjak. Nga gjaku i derdhur në pragun e shtëpisë, do të lindin pëllumba të rinj. Oxhaku do të tymojë, ndërsa emri i Axhës Mursel, rreshtohet në listën e të përkujtuarve të cilët i dhanë dritë lirisë.

 

QAZIM IBRAHIM PANIKU – Në kohën kur filloi Lufta e Parë Botërore, në vitin 1914, në Malësi të Vërrinit, u lind Qazim Paniku. Nuk ishte i shkolluar, ngase nuk kishte as ku të shkollohej, po ishte një autodidakt, nga i cili merrnin këshilla të tjerët. Nga të parët, pati trashëguar pasuri, është fjala për tokë bujqësore, ndaj profesion e kishte bujqësinë. Axha Qazim ishte njohës i mirë i historisë shqiptare. Të rinjve në çdo ndejë u fliste për të kaluarën, edhe për atë që e kishte përjetuar vetë, edhe për të kaluarën më të hershme të cilën mirë e njihte. Në kohën e luftës së Dytë Botërore, Qazimi, drejtpërdrejt ka marrë pjesë në luftë, duke pasur synim mbrojtjen e tokave shqiptare. I pakënaqur me përfundimin e luftës, krah për krah me patriotin e Lëvizjes Kombëtare, Shaban Polluzhën, ka bërë luftë në çdo cep të Kosovës, duke u munduar që deri në pëllëmbën e fundit të tokës shqiptare ta çlirojë nga okupatori. Axha Qazim, me qeleshe kombëtare, me mustaqe e me vetulla të zeza, që vërtet i kishin hije, i jepnin një pamje burri, me pedanteri të veçantë, nuk i mungonte edhe fisnikëria të cilën e kishte trashëguar nga babai Ibrahimi. E nderonin shumë banorët e katundit, ndërsa ishte i njohur për burrëri e trimëri edhe në katundet tjera të Vërrinit e më gjerë. Qazimi ka punuar profesionin e mullisit, deri në kohën e vonë. Bile, ishte shumë dorëdhënës ndaj familjeve të cilat kishin skamje. Axha Qazë, i martuar me                             një bylyk fëmijësh solli në këtë botë. Kishte 7 djem e vajza. Shtëpi mikpritëse. Si zgjua bletësh gëlonin fëmijët, ndërsa mysafirët hynin e dilnin në këtë shtëpi. Nuk i mungonte gjë Axhës Qazim, përveç lirisë për një pjesë të popullit shqiptarë, dhe shëndetit, që tashmë, nuk ndjehej mirë. Ndonëse sytë e patën lëshuar, në mendje ishte i kthjellët dhe lakmia të merrte kur bisedoje me të. Serbi kurrë nuk ka pasur besë thoshte. Historia na ka mësuar se, vazhdimisht neve shqiptarëve, serbët na kanë ndjekur, na kanë vrarë e na kanë torturuar. Vetëm të bashkuar mund t’ia thyejmë qafën dushmanit, thoshte Axha Qazë. Më 1 shtator të vitit 1998, vlonin krisma armësh nga çdo anë. Ndonëse të rinjtë mundohen ta tërheqin nga shtëpia, Qazimi kategorikisht kundërshton largimin. Me llullën te vatra, me plisin e bardhë në kokë, në pamundësi për shkak të shëndetit të përballej me armikun, ia kënda të vdes në pragun e shtëpisë, aty ku u lind, u rrit dhe aty ku kaloi jetën. Bishat serbe, pas pësimit të humbjeve në mesin e tyre, Axhën Qazë, në mënyrën më çnjerëzore e masakrojnë, duke i ndërruar edhe pamjen në fytyrë. Megjithatë, Axha Qazim, mbetet në kujtimin e brezave, dhe sot, shkëlqen plisi i bardhë në lapidarin e ngritur, ndërsa nga aty ku prehen burrat e kësaj toke, në kaltërsinë e qiellit të lirë, fluturojnë pëllumba të bardhë.    

 

 

REXHEP MAÇKAJ – U lind në vitin 1923 në Malësi të Vërrinit. Profesioni i tij si për shumë shqiptarë tjerë, ishte bujqësia. Me djersën e ballit, me punë të mundimshme, ka arritur të sigurojë ekzistencën. Më vonë i rriten djemtë, por jeta është e tillë dhe, dikush ndoshta mund të ketë përpjekje më të mëdha, e dikush...Në kohën kur filloi nisma për pajtimin e gjaqeve e të ngatërresave, Axha Rexhep, së bashku me veprimtarë tjerë të katundit e të tjerë, si Bajram Kurti, mësuesi e patrioti i kombit Xhevat Berisha etj. mori pjesë aktive në anën e Vërrinit. Për të qenë shembull i bashkimit ndërvëllazëror, si burrat e vërtetë, familjes së Muharrem Hamitit nga Podujeva, i shtriu dorën e pajtimit dhe fali gjakun e djalit të tij Xhevatit. Axha Rexhep, aksionin e pajtimit të gjaqeve e vazhdoi edhe më tutje, duke pajtuar disa familje që ishin në ngatërresë. Besimin e kishte te Zoti, dhe çdo gjë që bënte, e bënte me besim të plotë. Rexhepi, ishte edhe në haxhillëk. Haxhi Rexhepi ishte në zë. Bisedat që zhvillonte, i ngjasonin këshillave se si duhet çliruar vendin. Të kisha qenë pak më i ri thoshte, do të dija si do të sillesha kundër okupatorit. Me këmbëngulje nuk pranoi të largohej, ndonëse dhuna ushtarake ishte tepër e madhe. Ju ecni, u thoshte anëtarëve të familjes, ndërsa unë nuk e lëshoj shtëpinë. Dua të fitoj nderin, ndaj këtu dua të vdes. Do të doja në front të vdisja, po ja që më kanë munduar vitet, por, edhe nëse vdes këtu, në shtëpinë time, do të isha më i lumtur se sa ta lëshoj pragun tim. “Pas kthimit në katund, babanë nuk e gjeta në shtëpi, por zemra ma thoshte se është i vrarë a i djegur diku. Pas kërkimit që nuk kam lënë vend pa gjurmuar, me një fotografi të babait, kam shkuar në spital dhe aty kam marrë informata lidhur me vrasjen e babait. Dy vetë të përkatësisë rome më njoftuan se babai është i vrarë, i masakruar dhe i varrosur në një gropë. E kam nxjerrë nga gropa dhe e kam varrosur në varrezat e katundit. Pak ditë më vonë, me propozimin e Doktor Selamiut që varrezat e të martirizuarve të kenë një kompleks përkujtimor, përsëri e kemi nxjerrë dhe e kemi varrosur në varrezat e qytetit, aty ku prehen të qetë shpirtrat e 27 martirëve të Tuzsuzit”. (Deklaratë e Agimit, djalit të Haxhi Rexhep Maçkajt). 

   

 

SKENDER MEHMET SKENDERAJ – U lind në Malësi të Vërrinit në vitin 1917. Trashëgoi kushte shumë të vështira ekonomike. Me bujqësi merrej gati tërë jetës së tij, dhe pati përjetuar peripeci të vështira. Luftën e dytë të botës e pati përjetuar, dhe mirë i njihte taktikat tinëzare të armikut serb kundër shqiptarëve. Ndonëse i varfër ekonomikisht dhe i lodhur nga shëndeti, shumë i fortë mbahej dhe shumë shpresëdhënës se shumë shpejt do të vijë liria. E dinte se do të ndodhë luftë, megjithatë nuk shqetësohej. Vetëm guximi, bashkimi dhe lufta e armatosur mund ta shporrin armikun nga trojet tona, thoshte Axha Skender. Lufta mori shtrirje të mëdha. Kudo bëheshin vrasje e masakra ndaj shqiptarëve në Kosovë. Në Malësi të Vërrinit, kishin hyrë forcat armike, ndërsa plaku, i lodhur në shëndet, por i fortë moralisht, nuk doli nga shtëpia. Mu te pragu i shtëpisë, e vrasin dhe e masakrojnë forcat serbe. Trupin e tij, ashtu të masakruar, e marrin dhe e hedhin në zjarrin e shtëpisë së djegur. Oborri ishte i mbushur i tëri me gjakun e Axhës Skender, oxhaku tymon lart në qiell, ndërsa, nga gjaku i derdhur, çelin lulet dhe mugullojnë filizat e lirisë.

 

21. Halil Shemsidin Poniku - U lind më 13.8.1937.

I martuar, baba i tre fëmijëve.

U lind dhe u rrit në skamje si shumica e popullatës së kësaj ane.

Së bashku me të vëllanë Xhemajliun, vendosën të mos i lëshojnë shtëpitë.

Të mërkurën, më 26.5.1999, së bashku me të vëllanë Xhemajliun ku ishin duke shkuar në qytet, rreth orës 10,30 minuta legjitimohen nga policia dhe paramilitarët serbë dhe pasi i kontrollojnë, i plaçkitën dhe i ekzekutuan në rrugën “Selajdin Berisha”.

 

XHEMAJLI SHEMSIDIN PONIKU

20. Xhemajli Shemsidin Poniku - U lind në vitin 1933.

Pensionist, baba i katër fëmijëve. U lind dhe u rrit në Malësi të Vërrinit (ish-Lybeqevë).

Familja e Xhemajliut, për shkak të kushteve të vështira, gjoja për t'u punësuar më lehtë, migrohet në Prizren. Derisa bëhej dëbimi i popullsisë shqiptare me dhunë nga forcat e armatosura serbe, axha Xhemajli, së bashku me të vëllanë Halilin, vendosën të qëndrojnë në shtëpi. U vra më 26.5.1999, ditën e mërkurë rreth orës 10,30 minuta në rrugicën pranë varrezave të qytetit. Policia dhe paramilitarët serbë, mbasi i kishin legjitimuar të dy vëllezërit (Xhemajliun dhe Halilin), barbarisht i ekzekutojnë. Axha Xhemajli ishte njohës i mirë i librit të shenjtë - Kuranit, dhe çdo veprim që bënte, mbështetej në udhën e Allahut, ndaj edhe vdekja vjen ashtu siç e shkruan i Madhi Zot, thoshte. Tre djemtë e tij dhe mbesa e nipa, janë trashëgimtarë, ndërsa së bashku me ta, këta martirë do të përkujtohen për jetë e mot.

 

22. Fazile Bajram Maçkaj – U lind më 25.6.1968. E pamartuar, invalide e paralizuar. Është djegur në shtëpi nga ana e policisë dhe e paramilitarëve serbë më 26.5.1999 rreth orës 10. Kjo ka ndodhur në çastin kur prindërit e Faziles (babai dhe nëna) kanë dalë për të blerë bukë. Me t`u kthyer e gjetën Fazilen të vdekur me gjysmë trupi të djegur. Gjatë natës e varrosin në oborrin e shtëpisë. (Fazilja, është e motra e dëshmorit të kombit;Selver Bajram Maqkaj, i cili ra heroikisht në Pashtrik, derisa po luftonte për thyerjen e kufirit: që i ndante shqiptarët. Ajo u vra në Prizren, por është banore e Malsis së Vërrinit, dhe është e pa ndashme nga përmbledhja në këtë libër)