Historiku i shkollës në Malësi, dhe disa zhvillime të luftës në këtë fshatë

 

Nga një tubim festiv për ditën e shkollës, nga; Baki Avdaj 

 

           Të nderuar familje te dëshmorëve,invalid të UÇK ,veteran të luftës ,mysafirë nga DKA dhe ZRA,arsimtar , nxënës zonja dhe zotrinjë mirëdita dhe mire se keni ardhë në këtë tubim festiv. Më lejoni që me pika të shkurtëra para jush të prezentoj historikun e shkollës sonë.Për të paraqitur historikun e shkollës sonë në tërsi nevoitet shumë kohë,por do të mundohem që me pika të shkurtëra të prezentoj esencën e historikut.

Shkolla jonë sot kremton 63 vjetorin e themelimit të sajë.

       Shkolla e parë shqipe në fshatin tonë ( Lubiqevë) katër klasëshe u hapë në vitin 1948,si paralele e ndarë fizike e shkollës fillore “ Mustafa Bakiu “në Prizren.Në fillim kjo shkollë kishte rreth 50 nxënës nga Lubiqeva , Lezi dhe Kushnini.Mësuesi i pare i kësaj shkolle ishte Leon Laçi nga Prizreni.Mësimi në atë kohë mbahej në kushte shumë të vështira në mejtep të xhamisë së fshatit.

Prej vitit 1952 gjer në vitin 1960 shkolla jonë ishte paralele e ndarë e shkollës fillore“Ramiz Sadiku“ të Zhurit.Prej vitit 1960 gjer më 1989 shkolla jonë ishte paralele e ndarë fizike e shkollës fillore “Muharrem Bekteshi “ të Hoqës së Qytetit..Më 1 shtator të vitit 1989 pavarsohet nga kjo shkollë dhe vepron si shkollë e pavarur bashkë me paralelet e ndara fizike në Arbëri , Lez dhe Kushnin me emrin shkolla fillore “Lybeqevë” në Lybeqevë.Me pavarsimin e shkollës organe udhëheqëse të shkollës u zgjodhën : drejtor Selajdin Selmanaj dhe sekretar i shkollës Liman Kryeziu.

Shkolla amë bashkë me paralelet e ndara fizike në Arbëri,Lez dhe Kushnin në vitin 1989/ 1990 kishte 679 nxënës ku punonin 34 mësimdhënës.Më 1992 shkolla jonë pagëzohet me emrin e patriotit dhe atëdhetarit të shquar “ Mic Sokoli “,ku edhe sot e mban këtë emër.

         Mic Sokoli i biri Sokol Ramës lindi në vitin 1839 në lagjen Fang të fshatit Bujan në Malësinë e Madhe. Mic Sokoli që si fëmijë filloi të ushqehej me legjendat dhe këngët për kreshnikët.Lidhja Shqiptare e Prizrenit përkrah shumë trimave që mblodhi rreth vehtes,Mic Sokolin e gjeti në krye të 3000 malsorëve me një grade shumë të madhe Kapedan që është e barabartë me gradën e sotme të gjeneralit.Mici ra heroikisht në moshën 42 vjeqare më 22 prill të vitit 1881 afër Slivovës në Grykë të Caralevës duke ia vënë gjoksin topit të armikut. Mici la pas vehtes gruan dhe 2 fëmijë,një djalë dhe një vajzë. Më shumë se një shekull më pas , po një nip i tij e vazhdoi aty ku e la Mici .Ai kishte trashëguar nga gjenet e Micit trimërinë dhe shkathtësinë ushtarake.Ky nip i Mic Sokolit ra dëshmorë duke luftuar pë Bashkim Kombëtar , dhe quhet Tahir Sinani.

       T’ju përkujtojë se ne si popull kemi përjetuar tmerret më të papara në historinë e njerzimit.ndër të gjitha shtresat e popullit që u ndeshën me okupatorin serb.Edhe punëtorët e arsimit së bashku me prindërit e nxënësve të shkollës sone e dhanë kontributin e tyre në luftën çlirimtare për çlirimin e Kosovës.

 

       Ne punëtorët e arsimit ishim të parët që me okupimin e autonomisë së Kosovës nga ish Jugosllavia ,dhe me futjen e masave të dhunshme në shkollat shqipe haptas i bëmë me dije,dhe i thamë JO pushtuesit serb se ne kurrë nuk do të punojmë kundër kombit ,do të qëndrojmë deri në fund besnik kombit tone duke mos ia pranuar planprogramet e pushtuesit. Armiku jo rastësisht ndërmori ofenziva kundër nxënësve dhe punonjësve të arsimit. Në ofenzivën e 1 dhe 2 shtatorit të vitit 1998 armiku duke ditur se Vërrini ishte zone e lire e mbrojtur nga UÇK-ja përdori arsenalin më të madh luftarak që posedonte. Pushtuesi barbar serb me 1 shtator te vitit 1998 duke ditur se është fillimi i vitit të ri shkollor granatat e para i hudhi mbi shkolla.Në këtë ofenzivë 95 % e fshatit u shkatërrua , ku shkollën tone , dhe të fshatit Lez i shkatërroi me themel,duke ditur se shkolla është armiku kryesor i tyre.

           Në luftimet që ndodhën në mes UÇK-së dhe forcave serbe në këtë ofenzivë ranë dëshmorë për mos të vdekur kurrë punëtorët të arsimit : Xhevat Ahmet Berisha , Hasim Sahit Berisha nga fshati Lez dhe punëtori ndihmës Tamil Beqir Shala nga fshati Kushnin.Kësaj ofenzive të barbarëve serb nuk i shpëtoi edhe fëmiu katërvjeqer që u vra në prehër të nënës Arlind Avdi Kryeziu nga Malësia e Vërrinit.

         Në këtë ofenzivë nga barbarët serbë në Malësi të Vërrinit ish Lubiqevë u vranë dhe u masakruan:Dëshmorët:Bajram Murat Thaqi ,Nesim Esat Krasniqi, Astret Syleman Ponik, Arsim Ramadan Ponik.U martirëzuan: Mursel Ibrahim Halilaj, Skënder Mehmet Skenderaj, Ogush Ahmet Kryeziu, Qazim Ibrahim Poniku , Rexhep Misin Maqkaj, Halil Shemsidin Ponik, Xhemali Shemsidin Ponik, Fazile Bajram Maqkaj.

Në ofenzivën e 1 dhe 2 shtatorit numri i të plagosurve në Malësi të Vërrinit ishte shumë i madh.

       Në ofenzivën e 11 Marsit u zhdukën pa gjurmë; Bali Qemal Avdaj nga Lubiqeva si dhe Shemsidin Tamil Shala nga fshati Kushnin ku edhe sot e kësaj dite ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar në kepat e Pashtrikut pas një lufte të gjatë dhe të rreptë ra heroikisht dëshmori i kombit Selver Bajram Maqkaj

           Në thuerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare në një luftë të rreptë ballë për ballë me armikun Flurim Shefket Kryeziu humbi gjymtyrët e trupit.

       Në fshatin Lez ranë dëshmorë: Selajdin Halil Berisha, Alejdin Muhamed Berisha, Bekim Mahmut Berisha , Naip Garip Berisha, Ibrahim Mursel Osmani, Samidin Muhamet Emini,Nehat Safet Berisha, Shehadin Sherif Berisha, Asllan Berisha , Izair Berisha, Shefshet Myrterzan Berisha

       Në Arbëri ranë dëshmorë: Ryfet Ramadan Krasniqi, Afrim Beqir Krasniqi. Nga fosilet e mbetura të barbarëve serbë humbën jetën nxënësit e shkollës Mic Sokoli paralelja e ndarë fizike në Arbri:Ashim Enver Krasniqi kl.III,Behar Mejdin Xhemaj kl.VIII, Betim Xheladin Xhemaj kl.VI . U gjymtuan për jetë: Shpetim Mejdin Xhemaj kl.VI, Nafi Xheladin Xhemaj kl.VI dhe Milaim Avdulla Krasniqi kl.VI.

         Në Kushnin ranë dëshmorë: Milaim Xhemali Thaqi , Ramë Rasim Thaqi , Refki Gani Shala u martirëzua Sejdi Thaqi.

 

Punëtorët e arsimit përveç kushteve normale dinë të organizojnë mësim edhe në gjendje lufte. Pas djegies së shkollës arsimtarët u mobilizuan dhe filluan aktivitetin në organizimin e procesit edukativo-arsimor në shtëpi të djegura.Në fillim për arsye numrit të vogël të nxënësve mësimin e filluam në mejtepin e xhamisë së fshatit ,por, pasi që numri i nxënësve dita më ditë rritej u transferuam në shtëpitë e: Mergjan Shalës , Haxhi Rexhep Maqkaj, Hazër Mehmetaj,Haxhi Isa Ponikut.

         Menjëherë pas mbarimit të luftës kryesia e fshatit në bashkpunim me drejtorinë e shkollës morën aksion për ndërtimin e shkollës.Në këtë aksion për sigurimin e vendit për ndërtimin e shkollës së re, vlenë të përmendet edhe kontributi i madh që dhanë mërgimtarët dhe komuniteti. Më 20 shtator 2001 në fshatin tone u bë inaugurimi i shkollës së re si donacoion i qeverisë Japoneze. Kjo shkollë në atë kohë ishte një ndër shkollat më moderne jo vetëm në Prizren por edhe në Kosovë. Mirpo sot edhe pse në kushte shumë të mira mësimet në shkollën amë me paralelen e ndarë fizike në Arbëri i ndjekin 253 nxënës me 16 arsimtarë. Paralelet e ndara fizike në fshatin Lez dhe në Kushnin nuk egzistojnë pasi që dy fshatrat janë të boshatisura. Faktorët që ndikuan në rënjen drastike të numrit të nxënsve janë të shumtë si prsh.: shkatërrimet nga lufta, rënja e natalitetit , emigrimi , migracioni , ndërpreja e shkollimit me vetë dëshirë.

Disa nga këta faktorë janë faktorë që ne si drejtori por as komuniteti nuk mund të intervenojmë, por ndërprerja e shkollimit me vetë dëshirë në shekullin XXI është kalim në shekujt e mëparshëm. MASHT organizon forma të ndryshme për zhdukjen e analfabetizmit,kurse sot në këtë shekull ka të tillë që me vetë dëshirë i ndihmojmë kësaj dukurie negative. Në emër të drejtorisë dhe kolektivit të shkollës sonë apeloj dhe lus të gjithë prindërit që të ndikojnë tek fëmijët e tyre që të vazhdojnë shkollimin sepse, shkolla është e ardhmja e vendit tonë.

           Drejtoria e shkollës sone së bashku me organet qeverisëse të shkollës dhe me komunitetin , në bashkpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit do të bëjmë ç’ është e mundur që emrin e shkollës sonë ta zëvendësojmë me emër të histories më të re,edhe pse Mic Sokli është atëdhetari dhe patrioti më i shquar i kombit tonë.

           Së fundi drejtoria e shkollës të gjithë arsimtarëve dhe nxënësve ua uron ditën e shkollës.

Ndërsa të pranishmëve u dëshiroj çaste të këndëshme në këtë program të prëgatitur nga arsimtarët dhe nxënësit e shkollës sonë.

 

Lubiqevë                                                                                                        

më: 23.04.2010                                                                                                

            Drejtori i shkollës; Baki Avdaj