Mirë se vini, në web-faqen e Malësis së Vërrinit
MALËSIA E VËRRINIT
Rrëzë kodrës së Cfilenit, në pjesën jugore të qytetit të Prizrenit, lësho shtat fshati Malësi e Vërrinit. Dy lumejtë e vegjël që kalojnë përmes fshatit e ndajnë atë në dy pjesë. I pari fillon nga burimet pranë fshatit Lez, në lindje dhe disa burimeve tjera që rrjedhin nga luginat dhe përrockat e shumta që ka kjo pjesë, dhe zbret teposhtë për tu bashkuar pastaj në fund të fshatit me përrockën e dytë që burimin e merrë afër fshatit Kushtendil. I gjithë fshati, për kah shtrirja gjeografike, është i shpërndarë në disa pjesë, që siç e thamë, ndahet nga përrockat e shumta që rrjedhin nëpër mes fshatit. Gjeografia e rrëpishme kodrinore malore e gjithë zonës së Vërrinit, e në këtë rast edhe e malsisë, e bënë këtë fshatë të jete i shpërndarë nëpër shumë pjesë, flasim në aspektin e shtrirjes së fshatit si ndërtim fizik. Ka rrafshina te pjesshme të vogla, të cilat deri vonë janë ruajtur dhe shfrytëzuar si kopshte bujqësore, ndërsa shtëpitë jan ndërtuar shpatijeve. Me kohën ndërtimi i fshatit ka vërshuar këtyre kopshteve dhe nje pjesë e disa lagjeve në Malësi, jeton pranë këtyre kopshteve të cilat tani më janë mbushur me objekte ndërtimi. E gjithë Malësia, numron diku nga 250 deri në 300 objekte banimi, apo shtëpi. Ndërtimi i tyre sot kap përmasat e modernitetit, pa u përjashtuar edhe shtëpitë e vjetra tradicionale, por shum të pakta (kur i kemi parasysh shkatrrimet që ia beri lufta). thamë moderne, nga se banorët e ketij fshati, jan kryesisht në Kurbet,dhe ata sikur me vete kanë bartë edhe kultura të ndryshme të ndërtimit. Kjo i shtonë të mirat këtij fshati. Duhet potencur edhe një fakt, se Malesie e Verrinit, ka shum pak hapsira për shtrirje në ndërtim, dhe po aq sa është sot, e ndoshta edhe më shum, ka popullatë të shpërngulur në qytetin e Prizrenit. Dyndjet e popullsisë së këtijë fshati, jan zhvilluar nëpër faza të caktuara, sidomos kjo ka qen fenomen i largimit të familjeve të mëdha, me numër të madh anëtarësh. megjithatë, Malësia gjithmonë është shtuar për nga popullsia dhe sikur vetë ngushtimi i fshatit, ka qen promotor i dyndjes së popullatës, por në raste të caktuara edhe për një jetë më të mirë në qytet. Ky fshat sotë ka gjithë ifrastrukturën më moderne për jetë të mirë të këtyre banorëve. Por, edhe përkundër dyndjeve të popullatës së këtij fshati, drejtë qytetit, Malësia gjithmonë ka qen e plotë, duke e pasur parasysh hapsirën dhe shtëpitë brenda sajë. Një fenomen tjetër, ka qenë emigrimi i malësorëve, në vendet e huaja, në veqanti ato të evropës perendimore, si; Në Zvicër me shumicë, pastaj në Gjermani, Austri, Itali dhe në vendet e tjera krësist në Evropë. Karakteristik e kësaj dyndje është edhe fakti se shumica nga këta Mërgimtar, që ne i quajmë, kan marrë me vete dhe familjet e tyre, dhe kjo dukuri, sikur pjesërisht Malësinë e shterrë për nga numri i banorëve. Kjo dukuri hetohet më së miri tek nxënësit në shkollën e këtijë fshati, sepse edhe përkundër numrit në rritje të nxënësve në shkollë, aty hetohet mungesa e shumë femijëve që marrin udhën e prindërve. Malësia nëpër këto njëzet vitet e fundit nga koha kur po i mbajmë këto shënime për kah numri i banorëve është sjellur nga 2500 deri në rreth 5000 mijë banorë, dhe nga 220 shtëpi deri në 300. Pozita gjeografike kapë përmasat nga 25 deri në 30 kilometër katrorë, duke e pasur parasysh hapsirën gjeografike të këtij fshati, pa llogaritur këtu pronat e këtyre banorëve, në fushën e Prizrenit, më saktë në krahun e majtë dhe të djathtë të rrugës Prizren - Kukës. Janë këto disa të dhëna fillestare, rreth Malësisë, për të cilat do të flasim nëpër tema të veçanta në këtë libër.
EMËRTIMI I MALËSIS SË VËRRINIT
Emërtimi i këtij lokaliteti, me këtë emer, ka rrjedhur pas luftës së UÇK-së dhe Çlirimit të Kosovës nga okupatori serbë. Çlirimi i Kosovës nga Serbia, e cila sundoi për gati një shekull, mbi Kosovë, krijoi rrethana të reja dhe frymë të re për popullin shumicë shqiptar. Në këtë kontekst, edhe rreth emërtimeve dhe toponimeve, të cilat serbia dikur i kishte ndërruar dhunshëm dhe emërtuar me toponime e emërtime sllave. Kjo rrethanë re, si gjithku në Kosovë, edhe për Mlësinë, kishte krijuar mundësi të riemërtimit, sipas dëshirës së vetë banorëve që jetonin me shekuj në këto anë. Me iniciativën e disa intelektualëve të këtijë fshati dhe disa krëpleqve të lagjeve, si; Baki Avdaj, Afrim Avdaj, Dalip Shabanaj, Neshat Shalaj, Sinan Maqkaj, Nexhat Maqkaj, Limon krëziu, Selajdin Selmanaj, Hazer Mehmetaj, Maliq Oruqaj, Emërllah Oruqaj, Selajdin Shabnaj, Feti Poniku, Mahir Ajgeraj, Arif Koqi, Bashkim Koqi, Nashit Koqi, Rami Shalaj, Hajriz Beshiraj, dhe shum tjerë, u arritë pëlqimi për emërtimin e fshatit, në Malësi e Vërrinit. Duhet shtuar faktin, se një konsulltë është bërë edhe me mërgimtarët e këtijë fshati, që gjendeshin në mërgim, duke përfshirë këtu edhe autorin e librit. Emërtimi i ri i fshatit me këtë emër, është parë i përshtatshëm për pozitën gjeografike të tijë dhe ështe marrë vendim unanim, për këtë emër, me të cilin emër është i regjistruar edhe në dokumentet zyrtare te komunës në Prizren. Ky emërtim i ri është publikuar edhe në gazetat zyrtare të kohës, në Prishtinë, së bashku me të gjitha riemërtimet e reja në gjithë Kosovën.
PAK FJALË RRETH EMRIT
Fjala Malësi, në zbërthim më të gjerë emërohet si: krahinë malore, vend me male, Malësi e thellë, popullsi e malësisë, vjen nga malësia, trim (burrë) malësie, mikpritja e malësie, jeton e punon në malësi, etj, janë të gjitha argumentet që mundë ti jepen emërtimit të këtij vendbanimi. Dhe në këtë kuptim, nga përshtatja e pozitës gjeografike ku ndodhet fshati, ky emërtim mbulon te gjitha dilemat e ndonjë emërtimi tjetër. Pra, këtë emërtim, jo që i dhuruan vetë banorët e malësisë, por sikur vetë natyra me bukuritë e sajë për rreth tij, ia fali emrin. Pjesa e dytë e emërtimit, sikur e plotëson identifikimin e regjionit dhe teritorit ku shtrihet fshati. Kjo rrjedhë prej faktit, kur kemi parasysh se në tokat shqiptare, gjenden shum zona që identifikohen si malësi. Dhe në plotësim të kësaj, Vërrini si regjion në veti, e ka malësin e vetë, që e identifikon vendndodhjen, duke e pasur parasysh në kuptimin më të gjerë të teritoreve shqiptare. Për jalën Vërri, jepen këto kuptime, kur i kemi parasysh fjalorët e fjalëve shqipe; Vërri, Verri, Vërrimë, Verrishtë. Në kuptimin më të detajizuar të fjalës: VËRRI (f.sh) ; Vend i ulët që nuk e zë era, vend i ngrohtë; kullotë dimërore në vende të ngrohta. Shkoi (zbriti) në vërri. E kaloi dimrin në vërri. I çoi dhentë në vërri. * Dhia në malësi, delja në vërri (fj.u). VERRI; Verr. Druri i verririt. VËRRIMË (f.sh);Virrmë. Dëgjohej vërrima e dhive. VERRISHTË (f. Sh); Pyll me verra. Verrishtë e paprerë (e re). Verrishtë e rrallë, VËRRISHTË (f. Sh); Kullotë dimërore, vërri. VERRISHTË (mb); Që ka verra, me verra. Pyll i verrishtë. Që është bërë nga druri i verrit, që është prej verri. Dërrasë e verrishtë. Kuptimet që i dhamë, për fjalën Vërri, sikur e dokumentojnë dhe e plotësojnë edhe më tepër atë që u tha më lartë. Vetë zona dhe përroskat që rrjedhin gjatë gjithë zonës teposhtë, e rritin me të madhe drurin e Verrit, dhe toponimet qe ekzistoj me shekuj, per disa vende te caktuara ne malësi, si:Te verrishtat, te Verrit, Te verrit e Bajraktarit, e keshtu me radhe, japin fakte te bollshme për emërtimin e tillë. Së dyti, vetë zona, brenda teritorit te ciles shtrihen tetë fshatra, prej shum kohesh quhet dhe ndahet si zonë e Vërrinit. Dhe nga ky fakt, Malesis së Vërrinit, sikur i ka takuar me tepër emërtimi plotësues. Kjo edhe për faktin se shtati gjeografik i Malësis, shtrihet krësisht zonave që në masë te madhe rriten Verrat. Duam te shtojmë edhe një fakt; Fjala Vërrimë, Virrmë, edhe sot e kësaj dite përdoret në gjuhën e malësorëve, të cilët kanë ruajtur me fanatizëm shumë fjalë nga gjuha e vjetër shqipe.
MALESIA E VËRRINIT
